Krujë, mbyt foshnjën e porsalindur dhe e varros në kopsht, arrestohet nëna

Krujë- Kishte sjellë në jetë një fëmijë, fryt i një lidhje të pakurorëzuar me një mik të familjes, i cili nuk pranonte të njihte atësinë.E ndodhur në këto rrethana 29- vjeçarja Eriona Sariko pasi e kishte kryer lindjen në fshehtësi në ambientet e shtëpisë po në fshehtësi kishte vendosur t'a mbyste e ta varroste krijesën e saj në kopshtin e shtëpisë. Pa i dhënë mundësi foshnjës të jetonte.Ngjarja që ka tronditur opinionin publik ndodhi më 3 shtator 2014 në fshatin Borizanë të rrethit të Krujës.Ndoshta një krim  i tillë i rëndë nuk do të ishte zbuluar nëse gruaja të mërkurën 3 shtatorit 2014 nuk do të kishte shkur në spitalin e qytetit të Krujës për shkak të shqetësimeve shëndetësore që ishin pasojë e paslindjes.Lindja e fshehtëKrimi i rëndë mendohet se ka ndodhur rreth orës 01:00 të 3 shtatorit, pak pas lindjes. Ndërsa 29 vjeçarja e identifikuar si Eriona Sarika është është arrestuar mbrëmjen e po asaj dite , në orën 23:00."Më datë 03.09.2014, ora 23.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Eriona S., 29 vjece, banuese në rrethin Krujë, sepse rreth orës 01.00, në Borizanë, ka lindur një fëmijë të seksit mashkull, të cilin e ka mbytur e varrosur në kopshtin e banesës së saj." thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit mëngjesin e sotëmSi u zbuluaProkuroria e Krujës informon se Eriona Sariko po të mërkurën, kishte shkuar në spitalin e qytetit për shkak të shqetësimeve shëndetësore që ishin pasojë e paslindjes. 29 vjeçarja ishte ndjekur gjatë shtatëzanisë nga stafi mjekësor  spitalit të qytetit, por lindjen ajo e kishte bërë në shtëpi.Kur stafi i spitalit të Krujës është vënë në dijeni se lindja ishte bërë jashtë kushteve spitalore, pavarësisht se i ishte bërë e ditur shtetases E.S. që një gjë e tillë nuk lejohej, mjekët kanë njoftuar Komisariatin e Policisë së Krujës.E reja pranon krimin dhe tregon ku e varrosiMë pas Policia ka njoftuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për të marrë në pyetje të renë lidhur me faktin se përse e ka kryer lindjen në shtëpi. "Në prani edhe të psikologut, prokurorja që u angazhua me pyetjet ka arritur të zbulojë se shtetasja E.S. e kishte mbytur foshnjen menjëherë pas lindjes.Më pas ajo ka pranuar të tregojë se ku e kishte varrosur foshnjën. Së bashku psikologen dhe efektivët janë  nisur drejt shtëpisë së saj në Borizanë.Familja nuk dinte gjëSipas prokurorisë e reja nuk i kishte treguar prindërve për krimin por u kishte thënë se e kishte dërguar në spital. Madje familja është tronditur kur ka parë policinë tek dera, ndërsa e reja ka treguar vendin se ku e kishte varrosur foshnjen."Me të mbërritur, familjarët e saj, të cilët mendohet se nuk kishin asnjë informacion për çfarë kishte ndodhur (pasi shtetasja E.S. deklaron se u ka thënë që foshnjen e ka dërguar në spital në kohën që nuk ishin në shtëpi familjarët), janë tronditur nga prania e policisë." thuhet në njoftimin e prokurorisëNë praninë e psikologut, nëna e foshnjes ka treguar se ku e kishte groposur foshnjen dhe më pas nga hetuesit është kryer dhe zhvarrosja.Nuk dihet nëse fëmija është varrosur i gjallë apo i vdekur Sipas prokurorisë nuk mund të përcaktohet nëse fëmija është varrosur i gjallë apo është varrosur i mbytur, por ajo që dihet është se  "foshnja ka vdekur në 48 orët e fundit”"Është kryer zhvarrimi dhe janë kryer ekspertimet paraprake mjeko-ligjore. Rezulton se foshnja ka lindur e gjallë, pasi është konstatuar ajër në mushkëritë e foshnjes. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, është arritur në përfundimin paraprak se “foshnja ka vdekur në 48 orët e fundit”. Për momentin, nuk është arritur të përcaktohet një moment kohor më i saktë.  Pra, për momentin nuk mund të përcaktohet nëse foshnja është mbytur jashtë dhe është varrosur apo është mbytur gjatë varrosjes." thuhet nga hetimet paraprake të prokurorisë së Krujës.I vihen prangat lehonës: Vendimin e mora vetë 29 vjeçarja është arrestuar menjëherë për akuzën e “vrasjes së foshnjes”, parashikuar nga neni 81 i Kodit Penal. Gjithësesi, duhet theksuar se cilësimi përfundimtar për veprën penale do të përcaktohet në përfundim të hetimeve.Vetë e reja ka deklaruar se e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte beqare dhe babai i foshnjes nuk kishte pranuar ta njihte atësinë." Por në deklarimet paraprake, përjashton faktin që personi i pretenduar si babai i foshnjes që të jetë përfshirë në vendimin e saj për mbytjen e foshnjes.Merret në pyetje i ati i foshnjes Sot prokuroria ka marrë në pyetje personin për të cilin Eriona pretendon se është i ati i fëmijës. Ky i fundit, i cili është dhe mik me familjen dhe ka pasur hyrje e dalje, ka mohuar lidhjen intime me 29 vjeçaren.Eriona: Më kërkoi të abortoja Vetë Eriona ka thënë se ai i kishte kërkuar gjatë shtatëzanisë që ta abortoje fetusin."Këtë kërkesë, shtetasja E.S. ua ka paraqitur edhe mjekëve gjinekologë, tek të cilët kryente vizitat periodike. Por kjo kërkesë nuk është pranuar në asnjë rast nga mjekët që e ndiqnin shtatëzaninë e saj." thuhet në vijimsi të hetimeve.Mjekët: E reja e përgjegjshme,merret ADN e foshnjesSipas verifikimit paraprak të psikologut, shtetasja E.S duket të jetë e përgjegjshme, Gjithësesi, vlerësimi përfundimtar do të kryhet pas raportit mjekësor psikik dhe psikologjik. Ndërkohë pasditen e sotme, 4 shtator 2014,  pasi janë marrë mostra të ADN-së së foshnjes për të përcaktuar atësinë e foshnjes, është kryer rivarrimi.Familja nuk pranon ta rivarrosëRivarrimi është kryer, me interesimin e prokurorisë së Krujës, nga ana e Komunës Thumanë (e cila mbulon fshatin Borizanë), pasi familjarët e E.S. nuk kanë pranuar ta kryejnë këtë proces. 

Informacioni i Prokurorisë rreth vrasjes