Ishte në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet në Tepelenë 35-vjeçari

Tiranë- Një person i shpallur në kërkim nga policia për trafikim të narkotikëve ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës.Elton Çapoku, 35-vjeç u arrestua gjatë një aksioni policor të bluve të Tepelënës në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve.Ndalimi i tij u në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. 35-vjeçari ishte në kërkim nga policia, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda më 23 korrik 2014 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg, në akuzën e trafikimit të narkotikëve.Ndërkaq materialet lidhur me këtë shtetas iu referuan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm të rastit.