Durrës, debati për shatërvanin vendos qytetarët përballë njëri - tjetrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2014, 15:43
Durrës -Debati në lidhje me projektin e qëndres së Durrësit dhe çeshtja e zhvendosjes apo jo të shatrivanit, duket se është shndërruar në kryetemën e diskutimeve për qytetarët durrësakë.Një pjesë e kundërshtojnë në mënyrë kategorike projektin, ndërsa pjesa tjetër janë për zbatimin e tij. Vendosmëria e të parëve shton deri atje sa të organizohen e ta ruajnë 24 orë shatrivanin nga dhëmbët e fadromave.Ndonëse nuk renditet te monumentet e kulturës, shatrivani i ndërtuar në vitet '30, konsiderohet pjesë e identitetit te qytetit të Durrësit.