Si do shkruhen toponimet: Selanik do bëhet Thessaloniki, GRC
Tiranë –Fëmijët e emigrantëve të lindur në Greqi, nuk do të mbeten më jetim në vijën kufitare për shkak të toponimeve.Më në fund, shteti shqiptar arriti një zgjidhje me qeverinë greke dhe nga janari i vitit të ardhshëm do të nisë aplikimi Iirregullave të reja për toponimet në pasaportat e shqiptarëve.Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, thotë se zgjidhja iu referua normave të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk kufizohet vetëm tek Greqia.“ Kjo nuk është një çështje që ne e kemi konsideruar thjesht dhe vetëm dypalëshe me Greqinë, por jemi përpjekur përmes ndryshimeve legjislative ti japim një zgjidhje më në bllok për të gjithë shtetasit shqiptar që kanë lindur dhe jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.Ndërkohë, Ministria e Brendshme, sqaroi konkretisht se si do të shkruhen toponimet në rubrikën "vendlindja" në pasaportat e shqiptarëve që kanë lindur në Greqi.Në certifikatat e lindjes, vendlindja shkruhej sipas shqiptimit në gjuhën shqipe të qytetit dhe shtetit, psh Selanik, Greqi , ndërsa tashmë vendlindja do të shkruhet në anglisht dhe më pas do të shoqërohet me kodin e shtetit grek GRC.Ndërsa në letërnjoftim dhe në pasaporta bimoterike, qyteti i lindjes nuk do të shkruhet më. Por do të shkruhet vetem kodi i shtetit të lindjes, pra në rastin e Greqisë GRC.Ndryshimet në toponime priten të përfundojnë brenda muajit Tetor 2014.Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për këtë çështje u arrit në muajin maj dhe parashikon lëvizjen e lirë të emigrantëve deri në fundin e këtij viti, moment kur ata duhet të pajisen me pasaportat e reja.Si ishte dhe si bëhet Në certifikatën e lindjes vendlindjaShkruhej: Selanik, GreqiBëhet: Thessaloniki, GRCNë letërnjoftimin elektronik dhe pasaporta biometrikeNë pasaportë vendlindjaShkruhej: Selanik, GreqiBëhet: GRCPasaporta biometrike
Certifikatat e lindjes
Letërnjoftimi elektronik 
Përmes njoftimit për shtyp ministria e Punëve të Brendshme informoi sot se ka nisur konkretizimin e ndryshimeve të parashikuara për mënyrën e shkrimit të toponimit në rubrikën “vendlindja” në dokumentet e lëshuara nga shërbimi i gjendjes civile për përdorim nga autoritetet e huaja, si dhe në sistemin e lëshimit të dokumentave të Identitetit.Bëhet fjalë për zgjidhjen përfundimtare të problemit të toponimeve në letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike për shtetasit shqiptarë të lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.“Ka filluar puna për të realizuar ndryshimet e nevojshme në sistemet e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe Dokumenteve të Identitetit, si dhe në dokumentet që lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile (certifikatat për përdorim nga autoritetet e huaja), dhe Ministria e Punëve të Brendshme (letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike). Këto ndryshime priten të përfundojnë brenda muajit Tetor 2014.” Informon ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp.Oranews.tv