Odiseja në Yzberisht për ujin e pijshëm, banorët prej 4 vitesh mbushin bidonat në autobotë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2014, 17:11
Tiranë- Prej 4 vitesh situata e ujit të pijshëm në zonën e Yzberishtit është e njëjtë. Në verë mungon uji, në vjeshtë vjen pak, por është papijshëm.Kjo e ka detyruar edhe këtë të moshuar 67-vjeçe(në foto poshtë) të mbushë bindonat me ujë në makinat me autobot që parkojnë të parat poshtë pallateve.
“ Nuk ka fare. Ujë i keq, na u prishën enët fare. Lëre pastaj që për gjellë nuk bën jo e jo”Edhe banorët e tjerë të kësaj lagjie thonë se uji në rubinetat e tyre vjen i ndotur.“ E blejmë posi, për të pirë dhe gatuar. Me ujin e çezmës vetëm lajmë rrobat, dyshemenë”.Një bidon 5 kg në një autobot kushton 50 lekë, çka do të thotë një tjetër shpenzim për banorët e kësaj lagjie.