Dhuna në familje, burri i kafshon gruas hundën dhe ia këput 3 cm
Ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij deri duke i kafshuar hundën dhe duke ia këputur një pjesë prej 3 cm. E gjitha skena është shënuar në sy të fëmijëve.Shkëlqim Hysi, bashkëshorti dhunues është paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës për të marrë masën e sigurisë.Ai akuzohet për dhunë në familje dhe plagosje të rëndë me dashje.Sipas prokurorisë dhuna është ushtruar në sy të fëmijëve.Shkëlqim Hysin e justifikon dhunën me tradhëtinë e bashkëshortjes së saj dhe rrëfen versionin e tij të ngjarjes në gjykatë:“Ka qene ora 04:30 e mëngjesit. Bashkëshortja ime ka kaluar një periudhë stresi. Pasi kemi djalin në burg. Me kishte tradhetuar gjatë kohës që une kam qenë në Greqi dhe për hatër të fëmijëve vendosa ta merrja përsëri. U larguam nga Patosi në Tiranë për tu larguar nga ai vend. Natën e 30 gushtit isha shtrire dhe më erdhi me thikë. I kapa thikën me dore. Tentova ta godisja dhe në nerva e siper e kapa dhe e kafshova me dhëmbë në pjesën e hundës. Në këtë moment hyri vajza e cila më kërkoi ta lëshoja sepse ajo donte që të më fuste në burg. E lashë dhe pastaj u largova nga shtëpia, ika në Berat. Të hënën e 1 shtatorit u vetëdorëzova.”Burri mbyll rrëfimin e tij duke kërkuar një masë të butë sigurie pasi ka vajzën të mitur, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për ta lënë në arrest me burg.
(Në foto: Burri i cili kafshoi hundën e gruas, në Gjykatë)