Tre familje përplasen me policinë, përmbarimi s'i lejon të hyjnë në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2014, 14:00
Mbrëmjen e së mërkurës tre familje janë përplasur me policinë në rrugën "Kongresi i Manastirit" pasi nuk u lejuan të futen në banesat e tyre ku kanë jetuar prej 30 vitesh. Një nga banorët shpehet se godina është me hipotekë të rregullt që prej vitit 1984Petrit Ismaili avokati I familjes e cila pretendon së është pronare e truallit konfirmon faktin se është vendimi i gjykatës që i detyron këto familje të braktisin shtëpitë, pasi janë të paligjshëm.Në godinën ku ndodhi përplasja midis familjeve dhe punonjësve të përmbarimit kanë jetuar për vite me radhë 11 familje, 6 prej të cilave tashmë janë larguar ndërsa tre familje refuzojnë të largohen pasi shprehen se janë me dokumenta të rregullta.