PS, Bushati: Lulzim Basha kryebashkiak koti, të largohet

Partia Socialiste ka vazhduar edhe sot të kërkojë largimin e Bashës, nga bashkia e Tiranës, duke e konsideruar atë si kryebashkiak koti, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim.Në një dalje për mediat nga selia rozë, Sekretari për Ekonominë në PS, Ervin Bushati akuzoi Bashën se ka dhënë leje ndërtimi në çdo cep të Tiranës, duke dëmtuar parqet e Tiranës.Bushati tha se Basha po merret me poltike, madje sipas tij ai bën politikë edhe në kopshte, duke iu referuar deklaratave të Bashës ditëve të fundit në përurimet e disa kopshteve në Tiranë.“Qytetarët e Tiranës e dinë se kryebashkiaku Basha është më kot që ka patur ndonjëherë Tirana.4 vjet më parë kur Basha bënte fushatë premtoi një qytet më të gjelbër, me më pak ndërtime për të gjithë qytetarët e Tiranës. Lulzim Basha ka dhënë leje ndërtimi pa karar duke dëmtuar rëndë gjithë mushkëritë e qyytetit duke dëmtuar parqet e qyteti. Njësoj sic është rasti i murit të pallatit 20 katësh të liqeni.Luli i premtoi qytetarëve se i duhej Tiranës një kryebashkiak që do ishte në krye të punëve dhe jo brenda politikës. Sot po bën të kundërtën, po bën politikën në çdo cep të Tiranës dhe në kopshte dhe në fillore.E vetmja gjë e mirë që mund të bëjë Basha, është të largohet nga bashkia dhe të vazhdojë të merret me plakun e SHQUP-it, me opozitën që bëjnë ata sot”, tha Bushati.