Samiti i NATO-s, Rasmusen: Rusia po sulmon Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen dekalroi se Rusia po sulmon Ukrainën, duke përforcuar kështu retorikën perëndimore kundër Moskës, në fillim të Samitit të Aleancës së udhëhequr nga SHBA.Rasmusen shtoi se NATO do të marrë në konsideratë çdo kërkesë të qeverisë irakiane për ndihmë kundër militantëve të shtetit islamik."Samiti i NATO-s në Uells do të jetë një nga majat më të rëndësishme në historinë e aleancës sonë. Një samit i rëndësishëm në një kohë vendimtare. Jemi ballafaquar me një situatë dramatike të sigurisë sonë: Në lindje, Rusia po sulmon Ukrainën, në jug-lindje shohim rritjen e një organizate terroriste e të ashtuquajturit shtet islamik që ka kryer mizori të tmerrshme, në jug shohim dhunë, pasiguri, paqëndrueshmëri ", tha Rasmusen.Kreu i alenaces tha se do të miratohet një plan veprimi gatishmërinë, e cili synon përmirësimin e aftësinë së aleancës për të vepruar me shpejtësi, për të mbrojtur aleatët në rast nevoje."Ky samit do të formësojnë të ardhmen e NATO-s. Kjo do të demonstrojë vendosmërinë tonë, unitetin tonë, solidaritetin tonë.", tha Rasmusen.Kreu i NATO-s ka komentuar edhe planin e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, duke u shprehur se mirëpret të gjtiha zgjidhjet paqësore të konfliktit, por shtoi se është e nevojshme që fjalët të pasqyrohen në terren. Rasmusen dekalroi se për fat të keq jemi dëshmitarë që në terren është një Rusi e cila po destabilion Ukrainën .