Fier, mungesa e parkingut, zaptohen hapësirat publike
Fier - Rruga "Leon Rei" në qytetin e Fierit gjithmonë është shoqëruar me probleme të shumta në zaptimin e hapësirës publike. Duke qënë se pranë kësaj rruge ndodhet edhe tregu levizja e mjeteve dhe këmbësorëve është shpesh kaotike në orët e paradites.Por së fundmi këtij kaosi i janë shtuar edhe automjetet që parkohen në pjesën e trotuarit, ndërsa qytetarët detyrohen të ecin në rrugën e makinave dhe disa prej tyre përdorin trotuarin tjetër që dhe ai është i zënë nga tregu.Por problemi i mungesës së parkingut në qytet vijon dhe në lagjet dytësore të Fierit, ndërsa nuk bënë përjashtim as sheshi "Fitorja".Shpesh herë janë vendosur dhe gjoba nga punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor në këtë segment, ndërsa drejtuesit e mjeteve thonë jashtë kameras se janë të detyruar pasi nuk kanë vend tjetër parkimi.