Lezhë, 17-vjeçarja “dorëzon” të atin në polici: Më përdhunoi para një viti

Lezhë- Një  17-vjeçare e komunitetit rom ka rënë pre e përdhunimit nga babai i saj 45 vjeçar me iniciale M.F. 17-vjeçarja e cila ishte e martuar  ka denoncuar të atin në polici mbrëmjen e 4 shtatorit.Uniformat blu kanë bërë të ditur se ai është denoncuar nga vajza e tij 17-vjeçare nga qyteti i Lezhës, ku sipas saj i ati  e ka ngacmuar seksualisht që në moshën 12-vjeçare, ndërsa në moshën 15-vjeçare shtetasi M.F kishte kryer marëdhënie seksuale me dhunë me vajzën.1 vit më pare, jashtë dëshirës së saj, ai e ka marrë vajzën dhe e ka dërguar në një vend të fshehtë duke kryer marrëdhënie me dhunë me të.Në lidhje me rastin në fjalë, policia e Lezhës ka nisur një hetim të hollësishëm, kjo për faktin se denoncimi nga ana e vajzës është bërë 1 vit pas ngjarjes dhe kjo ka hedhur dyshime tek uniformat bluLidhur me ngjarjen pritet që të merret në pyetje 45-vjeçari, por edhe vajza që ka bërë denoncimin për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.Policia bëri të ditur se materialet në ngarkim të 45-vjeçarit me iniciale M.F do ti referohen prokurorisë së Lezhës me akuzën e “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura” dhe “ marrdhënie seksuale me persona në gjini”, parashikuar nga nenet 101 dhe 106 të Kodit Penal.