Shitja e luftëanijeve, Franca pezullon kontratën me Rusinë
Franca ka pezulluar një kontratë me Rusinë për shitjen e dy luftëanijeve, të cilat do të përdoreshin për transportimin e helikopetrëve. Sipas deklaratët së zyrës presidenciale në Francë, ky vendim vjen për shkak të veprimeve të Moskës në lindje të Ukrainës.400 marinarë rusë janë trajnuar për përdorimin e anijeve transportuese që nga fundi i qershorit në bregdetin Atlantik të Francës. Të enjten në mëngjes anija ishte në portin detar të Saint-Nazaire dhe marinarët rusë filluan trajnimin e tyre si zkonisht.Franca është përballur me presion të ashpër nga Uashingtoni dhe aleatët e tjerë për të ndaluar shitjen e luftanijeve , por zyratët francezë dekalronin se kishin një kontratë për të respektuar me Rusinë.Luftanija e parë duhej të dorëzohej në fund të muajit tetor, ndërsa anija e dytë do t'i dorëzohej Rusisë gjatë vitit të ardhshëm. Pas deklaratës së Presidencës, ministri i Jashtëm Laurent Fabius ishte kujdesshëm për të mos mbyllur krejtësisht portën me Rusinë, duke thënë për mediat franceze se kushtet për një tjetër kontratë do të plotësohen në të ardhmen.Javën e kaluar presidenti I Francës Fransua Hollande paralajmëroi Rusinë me rritje të sanksioneve, duke u shprehur se ndërhyrja e Rusisë në territorin e Ukrainës është e patolerueshme dhe e papranueshme.