AK reagon për ndarjen e mandateve: Opozita të braktisë parlamentin e partisështet

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi takimin e radhës me strukturat e AK me njësinë Bashkiake numër 9. Sekretari i Marrëdhenieve me Publikun në AK, Rezar Balla, mbajti fjalimin e tij politik të kuqezinjve për situatën parazgjedhore, si reagim për miratimin si dhe situatën përgatitore e zgjedhjeve të 23 qershorit që po vjen."Sot u bëmë dëshmitarë për të disatën herë që pushteti i Sali Berishës kur vjen puna për votën që e mban në pushtet nuk llogarit institucionet Kushtetuese, madje nuk llogarit as pasojat që mund të vijnë nga kjo formë e të qeverisurit "kush është më i forti, fiton ai që ka kartonat". Aleanca Kuq e Zi prej kohësh e ka dhënë alarmin se zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 janë në rrezik, pasi Sali Berisha e ka treguar jo me fjalë, por me vepra, që di t'i shkatërrojë proceset zgjedhore në perfeksion, dhe këtë e ka treguar që prej vitit 1996 dhe deri në proceset më të fundit zgjedhore. Zëvendësimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me sallën e Kuvendit për shpërndarjen e mandateve ishtë një mesazhn i qartë i mazhorancës e cila është e gatshme të përdhosë cdo insitucion Kushtetues me qëllimin e vetëm për të mbajtur pushtetin", deklaroi Balla.Sekretari i Marrëdhnënieve me Publikun në AK Rezar Balla në emër të Aleancës Kuq e Zi u bëri thirje forcave opozitare të braktisin përfundimisht institucionet në të cilët vendimarrja e tyre është e pamundur ."Në këto kushte Aleanca Kuq e Zi ka një apel të qartë për forcat opozitarë. Ato duhet të braktisin përfundimisht institucionet në të cilët vendimarrja e tyre është e pamundur. Ata duhet të braktisin përfundimisht sallën e parlamentit që ka marrë vendimet më anti-demokratike të një sistemi pluralist. Forcat opozitarë duhet të braktisin sa më parë cdo vendimarrje që cënon demokracinë jo vetëm të zgjedhjeve të 23 Qershorit por që trondisin Rendin Kushtetues të Republikës së Shqipërisë" përfundoi Rezar Balla.