PS i përgjigjet Berishës: Taksa e sheshtë rriti varfërinë në vend
"Saliu është në panik. Nuk guxon të thotë asnjë fjalë për programin e tij, sepse e ka vetëm grumbull dështimesh", ka replikuar kështu me argumente Sekretari socialist për Programin Ilir Beqja, duke renditur disa nga këto dështime.Duke iu referuar edhe ankesave të shumta që Dhomat kryesore të Tregtisë kanë shfaqur në lidhje me abuzimin, paparashikueshmërinë, korrupsionin dhe taksën e kohës, Beqja u shpreh se është Programi për një Rilindje Shqiptare që i jep një përgjigje përfundimtare të gjithë këtyre shqetësimeve të biznesit dhe sipërmarrjes në vend.Në analizën e tij Beqja argumentoi me shifra se pse politikat fiskale të kësaj qeverie kanë dështuar totalisht dhe kanë sjellë rritje të numrit të familjeve që jetojnë ndihmë ekonomike, si dhe rënie dramatike të konsumit të familjeve shqiptare.Beqja në emër të Partisë Socialiste ka shprehur vendosmërinë për realizimin e programit për Rilindjen e vendit. Një nga angazhimet e programit që u bë publik edhe sot nga Sekretari Beqaj është se planin kombëtar të përgjithshëm socialistët do ta hartojnë në 2 vitet e para, ndërsa koncesione të pa kërkuara nuk do të ketë më.