Berisha me investitorët e huaj: Ta shndërrojmë Tiranë-Durrës në Shengen të Europës
Përballë kërcënimit të krizës së Eurozonës, investimet mbeten arma kryesore për mbrojtjen nga kriza dhe sigurimin e një rritje ekonomike në vend. Këtë fakt e ka konstatuar kryeministri Sali Berisha, gjatë një konference me shoqatën e investitorëve të huaj, ku teksa vlerësoi rolin e padiskutueshëm të tyre në mbajtjen e Shqipërisë larg recesionit, i ftoi ata të derdhin invstimet e tyre, duke i garantuar se qeveria do të sigurojë mbështetjen dhe lehtësirat maksimale ndaj tyre. Ndërkaq Kryeministri ka vlersuar ndër të tjera taksimin e sheshtë të aplikuar nga qeveria, po ashtu edhe heqjen e TVSH për makineritë.“Ju keni kontribuar që ekonomia shqiptare të mbetet jashtë recesionit, të ketë rritje të sigurt. Besoj se rritja ekonomike presiston dhe do presistojë për shkak të besimit tonë të palëkundur se ndaj kësaj krizë smund të mbrohemi më mirë vecse duke ju asistuar ju, duke ju mbështetur ju. Sot ka një debat të madh në qarqet më akademike të botës, por dhe ato politike, debati rreth taksave dhe taksimit si faktor kryesor për të ndikuar në ecurinë eekonomisë dhe krizës. Sot në të gjitha qëndrat e rëndësishme të botës dhe vendimarrjes shtrohet pyetja se cili është sistemi më i mirë i taksimit? Përgjigjia është se sistemi i taksës së sheshtë është ai më optimali. Kapitali nuk duhet taksuar, taksa mbi kapital është e padrejtë. Unë jam i lumtur që vi para jush, që pas një debati me ju konkluduam për të hequr taksën e kapitalit, TVSH. Jemi besimplotë që Shqipëria do qëndrojë jashtë krizës dhe do ketë rritje ekonomike vetëm falë investimeve tuaja” tha ai.Numri një i qeverisë nuk ka lënë pa ironizuar edhe kundërshtarin e tij politik lidhur me idenë për taksim progresiv, ku deklaroi se ato janë ide të destinuara për tu mykur në arkivat e këtij vendi. “Shqipëria ka qenë dhe mbetet vend i taksës së sheshtë”theksoi Berisha.Berisha vlerësoi ndër të tjera edhe memorandumet e bashkëpunimit të nënshkruara nga Prof. Muhammad Yunus, i cilësuar si "babai i mikrokreditit" në botë, në fushën e biznesit social, si një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm në përpjekjen madhore për të luftuar varfërinë dhe papunësinë. Kryeministri tha se skemat e suksesshme të Prof. Yunus nuk synojnë tu japin racione njerëzve të varfër në nevojë, por synojnë ti mëkëmbin ata nëpërmjet mundit dhe djersës së tyre.Berisha u bëri thirrje biznesmenëve të japin kontributin e tyre në fondin e biznesit social, i cili synon të të punësojë dhe ti japë mundësi njerëzve më të varfër të hapin biznesin e tyre, të krijojnë të ardhurat e tyre. Kryeministri theksoi se për të gjithë ata që duan të konribuojnë në këtë drejtim, do të hartohet ligji që do tua japë këtë mundësi. Besoj që në një dialog me ju do mund të dalim dalë ngadalë që luginën Tiranë- Durrës ta shndërrojmë në Shengen për Europën. Ju ftoj ju të ftoni edhe bashkatdhetarët tuaj të vinë të sjellin investimet e tyre në Shqipëri dhe i garantoj se do kenë një mbështetje të palëkundur të qeverisë” u shpreh Kryeministri.