Strategjia 5-vjeçare e INSTAT, Nurja: Anketë për buxhetin familjar
INSTAT do të bëjë për herë të parë anketën e buxhetit të familjes, në të cilët priten edhe dalja e të dhënave se sa familje jetojnë në varfëri si dhe vendosjen e tabletave institucionale që përfshihet në sistemin e llogarive kombëtare. Të dyja këto projekte nisin në mars të 2013 dhe përfshihen në stategjinë 5 vjecare të INSTAT.Ines Nurja, drejtoresha e INSTAT së bashku me ekspertë të institucionit treguan mënyrën se si do të procesohej në këtë stategji, ndërsa opozita në këtë Komision e ka quajtur një strategji jashtë kohe, pa sens në të cilën nuk përfshihen ndryshimet e bëra në cmimet e produkteve ushqimore, ujit e naftës.Në Komision pati debate, por kjo strategji u miratua më votat e deputeve të mazhorancës. Në mbledhje u diskutua edhe ligji i INSTAT. Opozita në Komision votoi në parim, por kërkoi ndryshimin e 2 pikave të nenit 9. Së pari INSTAT të mos jetë në varësi të Kuvendit, ndërsa e dyta emërimet dhe shkarkimet e drejtuesit të institucionit të bëhen vetëm nga Këshilli i statistikave.Diskutimet nuk arritën të mbylleshin për shkak se në sallën e Komisionit të ekonomisë në kryesinë e Kuvendit u dëgjua një zhurmë shpërthimi dhe një pjesë e deputetëve lanë Komisionin.