Nesër mbërrin në atdhe trupi i pajetë i komisar Skurës, homazhet në Shtëpine Qëndrore të Ushtrisë
Mëngjesin e së enjtes pritet mbërritja e trupit të të ndjerit komisar Musa Skura. Në nderim të tij Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit organizon ceremonine e varrimit.Trupi i te ndjerit Komisar Skura, mendohet te mberrije neser nga ora 08.00-09.00, ne Portin e Durresit, ndërsa homazhet ne nderim te tij do te zhvillohen ne Shtepine Qendrore te Ushtrise, duke filluar nga ora 11.00 deri me 12.30.Ndërkaq trupi i Deshmorit te Atdheut Musa Skura, do te prehet ne varrezat e Deshmoreve te Kombit. Ceremonia e varrimit do te zhvillohet nga ora 12.30 deri me 13.30, ndërsa në vazhdim do te zhvillohen pritje nga familjaret e Musa Skurës.Ndërkaq pasditën e sotme ka mbërritur në familjen Skura për vizitë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi. I shoqëruar nga zv.ministri i Mbrojtjes, E.Spahia dhe Gjeneral Brigade Abaz Lleshi,Gjunkshi ka ngushëlluar familjen Skuraj për humbjen e thellë të njeriut të tyre të dashur.Më herët edhe Ministri Noka zhvilloi një vizitë ngushëllimi në falijen Skura.Shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura, u qëllua në befasi nga disa trafikantë armësh, gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e datës 13 janar, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit”, në fshatin Suç të Matit.