Deklarata e një gazetari për CEZ: Shqipëria s’është vend i sigurt për investitorët

Shqipëria konsiderohet si një vend i rrezikshëm për të investuar. Ndërsa qeveria shqiptare ka hequr licensën për kompaninë CEZ Shpërndarje, gazetari Chris Johnstone që mbulon cështjet ekonomike në një intervistë për Radio Pragën thotë se Shqipëria ishte një rrezik i madhe për kompaninë."Nga fillimi CEZ e dinte se ishte një rrezik dhe pse ata në fakt kishin një garanci nga Banka Botërore dhe që në fakt CEZ mund të pretendojë të marrë prapa disa prej të kostove të humbura. Ajo ende mund të shkojë në Bankën Botërore dhe të pretendojnë të marrin prapa një pjesë të parave që ka humbur, edhe pse jo të gjitha. Pra, Shqipëria sigurisht ishte një rrezik i madh. Shumë njerëz nuk e konsiderojnë energjinë elektrike si mall fizik, si diçka që duhet të paguajnë për të" thotë Chris Johnstone.Sipas tij gjithcka shkoi për keq gjatë vitit të kaluar, me disa vendime të cuditshe nga Enti Rregullator Shqiptar, që për gazetarin Chris Johnstone ishte dhe mos lejimi i rritjes së cmimit të energjisë.CEZ ka thënë se ka nisur hapat ligjorë për të çuar çështjen në arbitrazh ndërkombëtar, ndërsa Chris Johnstone mendon se CEZ Shpërndarje ka një shans të mirë për të marrë përsëri atë që ka investuar në Shqipëri. Ai paralajmëron se do të jetë një proces i gjatë.