Sistem kamerash në dogana, projekti i BE për të rritur transparencën

Tashmë të gjitha pikat doganore në Shqipëri do të jenë nën kontroll të plotë nëpërmjet një sistemi me video kamera, të cilat do të monitorohen nga salla e mbikqyrjes ngritur ne Drejtorine e Përgjithshme te Doganave, të financuar nga BE. Ky sistem bën të mundur rritjen e transparencën dhe identifikimin e cdo përpjekje për kontrabandë.Gjithashtu është inaguruar edhe godina e ristrukturuar e departamentit te Akcizes, e cila sipas Bodes me transferimin nën administrim të autoriteteve doganore ka rritur deri 3-herë mallrat e detaksuara të aksizës. Zv.ambasdori i Bashkimit Europian, Luigi Brusa, tha se në vitet e ardhshme BE do të financojë edhe 8 mln euro për sistemin doganor në Shqipëri dhe kontrollet kufitare.Nëpërmjet 237 kamerave, sistemi i monitorimit mbledh filmime dhe fotografi në 20 degë të doganës 24 orë në 24.