Anulohet “Shën Mëria e Beratit”, Mitropolia e Korçës akuzon deputetin Dokle për blasfemi
Mbi deputetin e Partisë Socialiste Namik Dokle rëndon tashmë akuza e blasfemisë. Kjo akuzë i është atribuar Dokles nga besimtarët ortodoksë të Korcës për dramën " Shën Mëria e Beratit" e cila do të vendosej në skenën e teatrit të qytetit të serenatave, por është anuluar pikërisht pasi besimtarët kanë reguar duke pretenduar se shkelin besimin e tyre.Sipas informacioneve mësohet se banderola e cila tregonte dhënien e shfaqes është hequr nga besimtarët ortodoksë që në orët e mesditës, ndërsa në orarin që do të jepej drama e realizuar nga Namik Dokle të interesuarit janë kthyer mbrapa pasi kanë mësuar se ajo tashmë ishte anuluar për shkak të reagimit negativ të besimtarëve që pretendojnë se shkelin besimin e tyre.Ndërkohë nga ana tjetër drejtoresha e teatrit të Korcës "Andon Zako Çajupi" Zamira Kita e kontaktuar nga Ora News pohon se drama është dhënë ditë më parë dhe nuk ka pasur problem, ku për pesë netë me rradhë "Shën Mëria e Beratit" është shfaqur në këtë teatër. Por nga ana tjetër Metropolia e Korcës ka pohuar se përgjigjen për anulimin e kësaj drame do të japë nesër.