Durrësi pret më 29 shtator, miqtë e vegjël të monumenteve
Durrës – Më 29 shtator, nxënësit e shkollave të Durrësit do të mblidhen sëbashku në kuadrin e nismës “Miku i Monumenteve”, për të shkëmbyer me njeri – tjetrin, përvojat e tyre në mbrojtje të monumenteve të trashëgimisë kulturore.Vitin e kaluar, 8 shkolla të qytetit morën nën kujdes, monumentet e Durrësit, ndër to amfietratrin e qytetit, për t’u përkujdesur dhe këtë vit, Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit do të përpiqen që ta shtrijnë e ta zgjerojnë këtë nismë edhe përtej Durrësit.Dje, në Durrësi, drejtorisë përkatëse të Kulturës dhe Arsimit, inicuan një takim me drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e projektit "Miku i Monumentit", për të bërë prezantimin e programit të aktiviteteve që do të zhvillohen në qytet në 29 shtator, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë.ar.sh/Oranews.vt