Inspektorja e BSH refuzon të raportojë vjedhjen, Braçe: Ta shkarkojmë

Tiranë – Pavarësisht pritjes dhe telefonatave të shpeshta Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë injoroi thirrjen e kreut të komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace.Në vend të vartëses së Fullanit, Elivar Golemi në tavolinën e deputetit Braçe mbërriti vetëm një  njoftim ku refuzohej raportimi para deputetë.Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, refuzoi sot të paraqitet në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit për një dëgjesë publike lidhur me rolin e saj në vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.Golemi,  duke i dërguar një njoftim, Komisionit të drejtuar nga Erion Braçe, vetëm gjysëm ore para mbledhjes, deklaronte se nuk do të merrte pjesë në të, pasi nuk përfaqëson Bankën e Shqipërisë.Kreu i Komisionit, Erion Braçe, duke lexuar shkresën e mospjesëmarrjes dërguar nga Inspektorja, deklaroi se "ky është një akt shumë i rëndë, i paprecedentë. Jemi para konsumimit të njerës prej pikave të nenit 47,  që shërben edhe si kusht për të shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, pikës që bën fjalë për shkeljen e rëndë të etikës dhe interesave të Bankës së Shqipërisë."Komisioni i Ekonomisë ka marrë vendim në përfundim të mbledhjes se do të thërrasë sërish për raportim, znj. Golemi, që në seancën e radhës. Por, nëse Inspektorja nuk pranon sërish të përgjigjet, Kuvendit do t'i dërgohet shkresa për shkarkim e saj.Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë dhe drejtues të tjerë do të dilnin sot para Komisionit të Ekonomisë për t’u pyetur nga deputetët dhe për të nxjerrë përgjegjësitë administrative për secilin prej tyre lidhur me skandalin e vjedhjes së parave.“Kuvendi e di shumë mirë detyrën e tij, - tha Braçe, - dhe do ta respektojë pa ndikuar dhe ndërhyrë në hetimin penal të Prokurorisë, pasi ne kërkojmë përgjegjësinë administrative.Sot, Komisioni i Ekonomisë do të dëgjonte znj. Elivar Golemi – Inspektore e Përgjithshme e BSH-së. Po për fat të keq, vetëm gjysëm ore para kësaj mbledhjeje, Inspektori i Përgjithshëm i BSH-së, me një shkresë zyrtare ka refuzuar t’i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në linjë konstante sjelljeje me hierarkinë drejtuese të Bankës së Shqipërisë. Do do të doja të sillja në vëmendje, bashkangjitur me këtë fakt, se BSH është Banka e shtetit shqiptar. Nuk është bankë private e më keq akoma, një “sulltanat” ku secili zgjedh të refuzojë apo të përgjigjet ku do ai, jo ku kërkon aid he përcakton ligji.Inspektori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë thotë se nuk përfaqëson Bankën e Shqipërisë e pikërisht për këtë arsye, nuk paraqitet në seancën dëgjimore të Kuvendit. Por, nga ana tjetër, Inspektori qenka i gatshëm t’i përgjgijet me shkrim, çdo pyetjeje të deputetëve të këtij Komisioni. Ky ëhstë absurdi!Një pyetje kam: Zonja në fjalë, e njeh ligjin?! E njeh Kuvendin e Republikës së Shqipërisë apo jo?Nga ana tjetër, Komisioni ka në dispozicion raportet e Inspektorit të Përgjithshëm që nga viti 2010 e në vazhdim. Natyrisht, kur njihesh me to, kupton fare qartë se cilat janë arsyet që e detyrojnë Inspektorin e Përgjithshëm të mos paraqitet para Kuvendit. Dy janë arsyet: Pengesa për të kryer detyrën në mënyrë të plotë dhe ligjore brenda BSH-së dhe e dyta, mospërmbushja e rregullt e detyrës prej Inspektorit të Përgjithshëm."Komisioni i Ekonomisë: Golemi, raport në Komision ose kërkesë për shkarkim, KuvenditGazetarja Erblina Mile ka njoftuar se Komisioni i Ekonomisë ka marrë vendim në përfundim të mbledhjes se do të thërrasë sërish për raportim, Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Eliviar Golemin, që në seancën e radhës.Por, nëse Inspektorja nuk pranon sërish të përgjigjet, Kuvendit do t'i dërgohet shkresa për shkarkim e saj.Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Braçe, që në fillim ka bërë të ditur se Inspektorja propozohet, emërohet dhe shkarkohet prej Kuvendit.Kuvendi kërkon përgjegjësitë administrative nga drejtuesit e BankësKreu i këtij Komisioni, Erion Braçe, ka paralajmëruar fillimin e “hetimit” nga ana e Komisionit për vjedhjen e parave, duke nisur nga anëtarët e Këshillit, më pas Inspektoët e Përgjithshëm, atë aktualin dhe paraardhësin e tij dhe në fund, analizën e gjithë çështjes. Por, pas analizës, radhën për t’u pyetur do ta ketë vetë Guvernatori Fullani dhe e tërë kjo situatë do të kurorëzohet me propozimet e Komisionit për ndryshime në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”.Ja sesi e ka paraqitur programin e punës së Komisionit për këtë çështje, Braçe:Në komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit do të nisim një proces të qartë, të shpejtë, të përgjegjshëm, ligjor dhe transparent në kërkim të përgjegjësisë ligjore për të gjithë zinxhirin drejtues të Bankës së Shqipërisë.Siç ju kisha thënë, Komisioni ka vendosur ta bëjë këtë. Unë e di shumë mirë që vjedhja në Bankë është një çështje kriminale. Por, ka përfunduar në një krim të rëndë penal duke kaluar nga shkelje të rënda administrative.Punët janë të ndara dhe ne kërkojmë; përgjegjësinë administrative për secilin, Guvernatorin, Këshillin Mbikqyrës, Inspektorin e Përgjithshëm! Kështu; do të dëgjojmë nesër inspektorin e Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë; një ditë më pas, ish-Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë; të hënë, të martë, të mërkurë, 6 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë; më pas, analizë dhe pas saj, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë që vepron si drejtor ekzekutiv i saj. Përgjegjësia administrative e gjithësecilit është qëllimi ynë. Propozimet përkatëse në bazë të përgjegjësisë do të jenë produkti.Në anë tjetër, ndryshimet në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” janë qëllimi themelor. Duam të rikthejmë pavarësinë e qartë të Bankës së Shqipërisë, ta ç’politizojmë, t’i rikthejmë institucionet e forta e kolegjiale të drejtimit, ta bëjmë funksionale, të kontrollueshme e transparente.E kam thënë shumë herë ditët e fundit: Banka e Shqipërisë nuk është pjesë e qeverisë dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e saj. Banka e Shqipërisë është një nga elementet kyç të qeverisjes, në krye të sistemit financiar shqiptar. Pikërisht për këtë duhet e fortë, e pavarur, profesionale, funksionale, transparente dhe e kontrollueshme. pra, institucionale dhe jo personale, e shtetit shqiptar dhe jo private e një shtetasi shqiptar!Oranews.tv