Mogherini vlerëson progresin e Shqipërisë: Hapa të jashtëzakonshëm
Vendimi i vendeve anëtare për ti dhënë statusin kandidat, ishte një stimul për Shqipërinë.Kjo ka qenë deklarata e shefes së re të politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Frederica Mogherini.Ndërsa ka prezantuar prioritetet e Presidencës italiane para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Mogherini tha se Shqipëria ka treguar vullnet për të kryer reforma sa i përket rrugës drejt BE-së.“Ne besojmë se Shqipëria në muajt e fundit ka ecur ne mënyre te jashtëzakonshme sa i takon vullnetit për te kryer reforma dhe vendimi i qershorit nga Këshilli Europian ishte stimuli i duhur në ketë drejtim”, deklaroi Mogherini.Ndërkohë Kosova dhe Serbia, janë prioritetet e Presidencës italiane. Shefja e politikës së Jashtme deklaroi se dialogu mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm, por nuk duhet harruar se po kaq e rëndësishme është edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani mes dy vendeve në Bruksel.Për Maqedoninë, ajo sugjeroi përpjekje dhe angazhim më të madh në drejtim të zgjidhjes së problemit me Greqinë, me qëllim që të shmanget përshkallëzimi i situatës së brendshme politike të vendit.“Duhet mund më i madh, jo vetëm në kontaktet me Maqedoninë, por edhe me shtetet e tjera. Duhet të përpiqemi ta zgjidhim atë çështje dhe punët të nisin përpara sepse edhe gjendja e brendshme në vend mund të shkojë në drejtim të padëshiruar nëse çështja për emrin nuk zgjidhet dhe punët nuk ndryshojnë”, theksoi Mogerini.Italia ka qenë tradicionalisht në favor të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Ministrja e Jashtme e Italisë e përsëriti këtë vendosmëri para Parlamentit Evropian.Mogherini tha se vazhdimi i procesit të zgjerimit Unionit rrit stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të BE. E megjithatë ajo ka specifikuar qartazi se me “zgjerim” nuk nënkupton përshpejtim artificial të procesit të anëtarësimit."Procesi i zgjerimit është në interesin tonë, shërben për të mbrojtur ndërtimin e një rajoni më të qëndrueshëm. Në veçanti, Turqia është një nga vendet ku procesi i reformave politike të mund të rritet më tej nëpërmjet procesit të negociatave dhe unë besoj se me qeverinë e re kjo punë tranzicioni mund të realizohet. Sa për Bosnje dhe Hercegovinë, "ndoshta pas zgjedhjeve do të kenë mundësinë të paraqesin një kandidat të besueshëm", por vendi "ka nevojë për reforma radikale." Ka disa rajone në Evropë ku roli i Bashkimit Europian mund të jetë aq 'i rëndësishëm sa në Ballkanin Perëndimor dhe në Bosnje e Hercegovinë, në veçanti" tha Ministrja italiane.Një vend të rëndësishëm gjatë diskutimeve zuri dhe projekti TAP dhe situata në Ukrainë."Ne do të mbështesin Marrëveshjen e Asocimit midis BE dhe Moldavisë, por edhe me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe e BE-së me këto tre vende”, theksoi Mogherini, do të jetë një nga prioritetet e Presidencës italiane të Këshillit të BE-së.