Fundi i sezonit në Shkodër, Tatimet: Lokalet e dasmave zero deklarime

Shkodër- Bizneset e liçensuara, mungesa e kasës dhe abuzimet me çmimet, janë disa nga problemet e ndeshura nga drejtoria e tatimeve në Shkodër gjatë sezonit veror. Shkeljet janë shoqëruar me gjoba dhe konfiskime produktesh.Por ajo që nga tatimet cilësohet një gangrenë e vërtetë abuzimi është rasti i lokaleve të dasmave, me zero deklarime dhe vetëm këtë vit janë 10-fishuar.I pyetur nëse drejtuesit e tatimeve përballen me ndërhyrje nga deputetë apo përfaqësues të tjerë të lartë të politikes, Lera pranon se kjo gjë ndodh indirekt.Abuzimet e bizneseve duke mos shkruar çdo faturë në kasën fiskale, po shoqërohen me konfiskimin e kompjuterit për verifikim dhe rakordim shifrash me kasën nga inspektorët e tatimeve.