"Nënë Tereza" e Aeroportit shtrihet në tokë, në pritje të restaurimit

Tiranë - Shtatorja e “Nënë Terezës” në Aeroportin e Rinasit është zëvendësuar me shtatoren tjetër të kësaj figure të kombit, që ndodhej tek Universiteti i Tiranës , pasi ajo do të restaurohet për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga ekspozimi i gjatë. Ndërkohë, “shtatorja e aeroportit” është shtrirë përtokë, në natyrë, e pambuluar, në pritje të restaurimit.Restaurimi i veprës së punuar nga skulptori kosovar Luan Mulliqi do të bëhet në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit”, por, nuk do të mund të përfundojë para 21 shtatorit. Ende nuk ka një vendim se ku do të vendoset ajo pas restaurimit. Ndërkohë, për shtatoren e “Nënë Terezës” së punuar nga Thoma Thomai është duke u ndërtuar një piedestal i përshtatshëm, një bazament i ri në rrethrrotullimin e aeroportit.ar.sh/Oranews.tvnene-tereza1nene-tereza32