Basha: Rama bllokoi çdo projekt, Rama: Kryebashkiaku flet në hava

Tiranë – Kryeministri Rama nuk ka vonuar për ta cilësuar sërish Lulzim Bashën, si “kryebashkiakun më kot që ka pasur Tirana”, për të dytën herë që nga dita e djeshme kur e akuzoi se kishte lejuar çibanët në "kërthizën" e Tiranës - picerinë dhe "Fast Food"-in e ngritur në sheshin "Nënë Tereza".Sot Rama shkroi se “kryebashkiaku më kot që ka pasur Tirana, flet në hava për bllokada imagjinare, kurse me këmbë në tokë, bën apo lejon dëme jashtë imagjjnatës," duke iu kundërpërgjigjur kështu sulmit të kryebashkiakut.Basha deklaroi sot nga Lapraka se “Rama ka bllokuar çdo vepër publike në Tiranë, ka bllokuar ndërtimin e bulevardit dhe të terminalit. Ai është i papërgjegjshëm dhe hakmarrës dhe të gjitha këto i ka bërë nga mllefi. Në një vend normal me një kryeminister normal, nuk është kjo situata, që këto projekte mbeten të bllokuara."Në krah të Bashës është gjendur ish-Kryeministri Berisha, i cili deklaroi se sipas dokumentave,  "çibani" në kërthizën e Tiranës ishte ngritur me leje të Drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës të firmosur me dt 18/8/2000 dhe leje të firmosur nga Edvin Kristaq Rama më dt 28/9/2001."Debati ndërmjet Kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë ka agravuar ditët e fundit pas lejeve të ndërtimit të dhëna nga Bashkia në Parkun e Liqenit dhe rikonstruksionit të shesheve dhe rrugëve të kryeqytetit me rastin  e ardhjes së Papës.Oranews.tv