FMN i kërkon llogari Fullanit për vjedhjen, Ilahi: Do flasim në momentin e duhur
Tiranë –Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i ka dhënë llogari sot, për 2 orë e 30 minuta, delegacionit të FMN-së, për vjedhjen spektakolare në institucionin që ai drejton.Ekspertë të drejtuar nga Ilahi kanë hyrë në selinë e improvizuar të Bankës së Shqipërisë në orën 11:00 dhe kanë dalë rreth orës 13 e 30.Megjithë minutat e gjata të diskutimit, jashtë zyrave, zyrtari ndërkombëtar ka thënë shumë pak mbi atë çka ndarë me Guvernatorin."Do të flas për gjithçka në momentin e duhur. Nuk kam asnjë koment për çfarë kemi diskutuar në takimin në BSH.”FMN në momementin e mbërritjes në Shqipëri e ka cilësuar mjaft të rëndë atë çka ndodhur në Bankën e Shqipërisë.Kjo është hera e parë e takimit direkt të FMB-së më Guvernatorin Fullani.Arvizu ka qenë ndër diplomatët e paktë i cili ka trokitur në zyrën e Fullanit gjatë verës por edhe ai u tregua i kujdeshëm në lidhje me komentet rreth ngjarjes.FMN ne ShqipëriTakimet e para të misionit të FMN-së janë kryer në Ministrinë e Financave, ku janë analizuar arritjet por edhe problemet më të prekshme të financave, siç është borxhi publik.Kjo vizitë e FMN-së realizohet çdo tre muaj, në bazë të marreveshjes se huasë që FMN ka nënshkruar me qeverinë shqiptare në muajin shkurt. Referuar kësaj marrëveshje, në mesin e muajit shtator parashikohet dhe disbursimi i trashit të tretë prej 26 mln euro për qeverinë shqiptare.Ndërkohë, në qendër te axhendës së takimeve të misionit pritet të jetë edhe rishikimi i buxhetit 2014 si dhe hartimi i projekt-buxhetit 2015, si pjesë e kontrollit mbi gjendjen financiare dhe makroekonomike të ekonomisë shqiptare.ar.sh/Oranews.tv