Shqiptarët me IS në Siri, Bushati: Shkak varfëria e kushtet sociale

Tirane- Përpara se të udhëtojë për në satimin e NATO-s, ku kërcënimi i Shtetit Islamik pritet të dominojë takimin, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pranon se në zona të caktuara të Shqipërisë ka njerëz që janë rekrutuar për qëllime famëkeqe."Shqipëria nuk e ka mohuar. Eshtë e vërtetë që në zona të caktuara ka njerëz që janë rekrutuar për qëllime famëkeqe. Terrorizmi dhe veprimet ekstreme në gjykimin tonë nuk kanë lidhje me fenë, me besimet fetare dhe me harmoninë fetare, që Shqipëria e ka një aset të paçmuar. Dhe kjo besoj është një nga arsyet pse Papa Françesku vendosi që të vizitojë Shqipërinë si destinacionin e parë evropian, për të dhënë një mesazh edhe më kuptimplotë në këtë drejtim. Shqipëria bashkëpunon me të gjithë autoritetet për ta izoluar këtë fenomen dhe është e rëndësishme që kjo luftë të shoqërohet së bashku me faktorët ekonomik e social." tha ai.Kryediplomati tha se shqiptarët po nxiten për luftë për shkak të terrenit social dhe ekonomik, ccka duket se konfirmon skemën e zbardhur një ditë më parë nga Ora News, se shqiptarët luftojnë në Siri në këmbim të larjes së borxheve."Është një fenomen që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë por vendet e tjera të rajonit. Por ka një dallim se terreni social në Ballkan dhe Shqipëri, në disa raste e ndihmon fenomeni më shumë sesa në vende me demokraci më të zhvilluar, ndaj mendojmë se çështja e instrumenteve ekonomik dhe shoqëror është themelor", u shpreh ai.Për ti vënë fre rekturimit të shqiptarëve për xhihad në Siri, Shqipëria ishte një ndër vendet para në rajon që ashpërsoi dënimin për pjesëmarren në konflikte luftarake jashtë vendit, që me ndryshimet në kodin penal, tashmë dënohet me burgim deri në 15 vite.