Shqipëri-Kanada, bashkëpunim në shërbim të paqes dhe sigurisë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, janë treguar të gatshëm për bashkëpuin në shërbim të paqes dhe sigurisë.Duke u ndaluar te situate e sigurisë në Ukrainë, Siri, Irak ta ndanë vlerësime të njëjta për zhvillimet e fundit, duke nënvizuar se vendet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin në shërbim të paqes dhe sigurisë.Ministri i Jashtëm i Kanadasë Baird shprehu kënaqësinë për partneritetin dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet vendeve tona në kuadër të NATO-s, në fushën ekonomike dhe përgëzoi Shqipërinë për arritjet impresionuese.Nga ana e tij Presidenti Nishani, pasi i vlerësoi marrëdhëniet me Kanadanë si shumë të rëndësishme, shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithanshme që Kanadaja i ka dhënë Shqipërisë, dhe veçanërisht për mbështetjen në anëtarësimin e vendit tonë në NATO, duke veçuar kontributin në reformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, si edhe bashkëpunimin e suksesshëm ekonomik, ku investimet kanadeze në energji, miniera, etj., e kanë shndërruar këtë vend ndër investitorët kryesorë në Shqipëri.Duke folur për situatën në rajon, Presidenti vlerësoi lart kontributin e Kanadasë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet njohjes dhe mbështetjes së Kosovës dhe qasjeve të balancuara për zhvillimet rajonale.Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se ka ende hapësirë dhe mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, ndërsa shprehën angazhimin e tyre për të mbështetur çdo nismë që kontribuon në këtë drejtim.ex/oranews.tv/