Berat, mbyllet projekti veror i qendrës “Lira” për personat me aftësi të kufizuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2014, 15:00
Berat-Për gjatë muajve korrik dhe gusht, fëmijët me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, kanë bashkëjetuar me bashkëmosharët e tyre, mes të cilëve nuk kanë ndjerë diferencim.Qendra Lira, ka përmbyllur, projektin veror për integrimin e këtyre fëmijëve në jetën sociale, ndërkohë që vazhdon regjistrimet për të pritur këtë shtator dhe fëmijë të tjerë me të njëjtat probleme.Drejtuesit e qendrës kanë ndarë çertifikata mirënjohje për ata fëmijë e të rritur vullnetarë që kaluan verën duke ndihmuar bashkëmoshatarët apo më të vegjlit, me aftësi të kufizuar.E ndërsa, akvitetet e verës përfunduan qendra vazhdon rregjistrimet për pranimin e të tjerë fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku për këtë vit pritet të ketë një numër në rritje.