Rama i kujton Elbasanit, premtimin e tij dhe financon 8 projekte
Elbasan – “Do të bëjmë për Elbasanit në 4 vjet, atë që nuk është bërë në 23 vjet” – Ky është premtimi elektoral, që Kryeministri Rama ka kujtuar sot në këtë qytet ndërsa prezantoi fjalën e mbajtur: 8 investime të rëndësishme.Duke nisur nga stadium i rrënojë i qytetit, që tashmë u shndrrua në stadiumin kombëtar, Rama tha “Elbasani është ndalesa e parë në rrugëtimin e një projekti kombëtar për qytetet tona. Ky projekt merr rëndësi të dyfishtë pas miratimit të reformës së territorit , duke i sjellë shumë komuna me prioritet për zhvillimin.”Rama tha: “Ju jeni dëshmitarë për qendrat urbane sesi kanë qënë. Bashkitë u braktisën nga qeveria. Elbasani ka vuajtur mungesën e investimeve. Jemi dëshmitarë për shëtitoren e qytetit, që u bë me financimin e bashkisë ndërsa pjesa tjetër mbeti.Zotimi ynë është që do bëjmë për Elbasanin në këto 4 vjet, sa ç’nuk është bërë në 23 vjet. Shuma e vënë në dispozicion është më e madhe se shuma e 10 viteve të marra sëbashku. Bashkia Elbasan përifton 8 projekte zhvillimi afatgjatë, jo aty për aty, dhe ne do të investojmë sërish vitin e ardshshëm dhe më pas .Elbasani ka potenciale të trashëgimisë kulturore. Nga ana tjetër ne vendosëm që stadiumin e Elbasanit, nga një rrënojë lokale, ta kthejmë në “shtëpinë kombëtare” të futbollit. Kjo solli investime direkte për stadiumin, që do të presë të parën skuadër të huaj këtu, por ekonomia e qytetit do të përfitojë më shumë.Investimet nuk janë vetëm këto këtu,” - theksoi kreu i Qeverisë. - Ato shtrihen përtej kufijve të bashkisë së Elbasanit. Jam i kënaqur që kemi kaluar fazën e asfaltit elektoral. Ne erdhëm pa gërshërët e shiritave. Punimet përfundojne brenda këtij viti. Me këto ivestime, do të rritet vlera e apartamenteve, dyqaneve e trualli, që e bëjnë qytetin më të pasur se dje.”ar.sh/Oranews.tvJa projektet që do financohen