“The Telegraph” : 300 shqiptarë luftojnë në krah të rebelëve në Siri
Londer- 300 shtetas shqiptarë dhe kosovarë kontribuojnë në konfliktin sirian, të cilët luftojnë në krah të rebelëve ekstremistë.E përditshmja “The Telegraph” shkruan se nga 11,000 luftëtarë nga më shumë se 70 vendeve, Shqipëria ka reth 140 persona që luftojnë në krah të xhihadistëve kurse kosova 150.Sipas gazetës, shifrat janë dyfishuar krahasuar me vlerësimet e bëra në fillim të vitit.Në krye të listës qëndron Arabia Saudite me 1016 luftëtarë dhe në fund radhitet Ukraina me asnjë luftëtar.Ajo që bie në sy të studimit të bërë në 25 vende, është numri i lartë i ekstremistëve që shkojnë në Siri nga vendet me shumicë kristiane.Në mesin e tyre qëndron Italia fqinje me 50 trupa, Serbia me 350, Belgjika 296, Suedia me 87 dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 40 luftëtarë ekstremistë. Eshtë edhe Danimarka me 84 dhe Spanja 95. Franca ndërkohë radhitet në vendet e para me 400 persona në konflikt, dhe Turqia me 500.Ndërsa shifrat në Holandë nuk janë edhe shumë larg Britanisë, rreth një në 7.700. Britania dhe Franca kanë përqindje të krahasueshme të myslimanëve lokalë që kanë shkuar për të luftuar në Siri, pak më shumë se një në 6.000 myslimanëve britanikë dhe një në 6666 myslimanët francezë kanë shkuar në Siri, sipas burimeve qeveritare.Konflikti sirian ka tërhequr ekstremistë nga mbarë bota ku sipas llogaritjeve Europa mban nje numër të konsiderueshëm. Bashkimi Europian e ka shprehur që herët shqetësimin në lidhje me këtë fenomen, duke premtuar rritje të sigurisë në pikat kufitare.