Pa autor atentati ndaj biznesmenit: Atentatorët si njihja, u ngatërruan
Vlorë- Policia e Vlorë tha sot në mesdite se po heton mbi atentatin ndaj biznesmenit të ndërtimit Arben Veliko,por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar.Biznesmeni Veliko ka pohuar se nuk i ka njohur atentatorët dhe madje ka thënë se janë ngatërruar.Gjatë ditës së djeshme, Arben Veliko,është ruajtur në masa të rrepta policie në spital, të cilët nuk kanë lejuar asnjë person ta takojë.Mësohet se Veliko ka pohuar para hetuesve se ka qenë duke zbritur në pallatin, i njohur si kulla “ Aleksandria” në Skelë, dhe sapo ka mbërritur në katin e 5-të, dy persona i janë afruar nën errësiren e shkallës dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.Policia e Vlorës ka shoqëruar në ambientet e komisariatit deri më tani 10 persona lidhur me atentatin.Personat e shoqëruar po merren në pyetje dhe kryesisht janë persona që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, trasportuesi që dërgoi në spital biznesmenin e plagosur si dhe shokë të Velikos.Burime nga policia e Vlorës thonë se deri tani nuk ka ndonjë te dyshuar konkret dhe hetuesit kanë marrë disa herë në pyetje në spital, Arben Velikon.