Veliaj: Kam gjetur dyer të shqyera në shkolla që kanë drejtim punën me dru

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinis Erion Veliaj në një takim që zhvilloi me drejtorët e shkollave profesionale ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me infrastrukturën në këto shkolla.Veliaj u shpreh hapur se në 10 shkolla profesionale, 3 prej drejtuesve janë hequr nga puna, sepse nuk kujdeseshin për institucionin. Sipas Veliajt në një shkollë ku drejtimi është punimi i drurit ka pasur dyer të shkatërruara.“Kam qenë në 10 shkolla për inspektim, kam dhe 40 të tjera dhe ju e dini se 3 nga 10 ata drejtorë nuk janë më këtu sepse megjith kushtet e vështira shkolla nuk ka pasur dinjitetin minimal për tu hapur. Është e paimagjinueshme që ka për drejtim punë me dru dhe të gjesh 5 dyer të shqyera rresht, ku nuk kemi trjanuar as mësuesit dhe as nxënësit për të vënë gozhdë në dru në vet derën e shkollës së tyre . Është e paimagjinueshme që ne hapim kurse elektroshtëpiake ndërkohë që futesh në korridore shkollash dhe gjen 15 poça dritash të djegur, dhe kjo është arsyeja pse këta drejtora nuk janë sot këtu”, tha VeliajMinistri duke iu drejtuar drejtorëve të shkollave profesionale i ka porositur se janë ata do të përgatisin profesionistët që nesër do të bëjnë këto punë profesionale.“Shqiperia ka nevojë për fusha të tjera punësimi, por është e kot nëse ky komunitet, drejtuesit e të cilit jeni ju nuk fillon përgatit sot ata njerëz që nesër do bëjnë këto pune. Është kollaj të thuash, siç thoshte ajo e panairit të punës që nuk bëj këtë punë ordinere, po pyetja është çfarë dimë të bëjmë? Kemi parë shumë investitorë të huaj të thonë, sistemin e taksave e keni fantastik, po me çfarë njerëzish do ta bëj këtë punë, që kërkojnë një lloj specializimi. Më vjen mirë që nuk e kemi më këtë alibi, sepse zyrat e punës janë në një çati me arsimin profesional ,për të vednosur se çfarë kursesh do të hapen në varësi të kërkesës nga zyrate e punës.”ex/oranews.tv/