Inspektimet në shkollat profesionale, Veliaj: Shkarkuam 3 drejtues për shpërdorim detyre
Tiranë- Fortuna e nisur në Universitete nuk ka kursyer as shkollat profesionale, tashmë në varësi të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisisë.Ka qenë vetë Ministri, Erion Veliaj, i cili ka kryer inspektime në to, nga ku janë shkarkuar 3 Drejtorë shkollash për shkak të shpërdorimit të detyrës. Ministri paralajmëroi masa të forta ndaj çdo abuzuesi me postin në këto shkolla.“ Me gjithë kushtet e vështira, shkolla nuk ka pasur as minimumin e dinjitetit për tu hapur dhe për të pritur fëmijët dhe të rinjtë në vitin e ri shkollor. Është e paimagjinueshme se si mund të ketë një shkollë që mëson dhe ka drejtim për punën me dru dhe të gjesh 5 dyer të shqyera rresht. Ku nuk kemi trajnuar mjaftueshëm as mësuesit as nxënësit të vënë gozhdë në dru, në vetë derën e shkollës së tyre, kjo është e paimagjinueshme. Është e paimagjinueshme që ne japim kurse elektroshtëpiake, ndërkohë që futesh në korridore shkollash 15 poça të djegur, të shqyer, të thyer dhe që nuk funksionojnë dhe kjo është arsyeja që këta Drejtorë nuk janë më këtu” tha ai.Ministri duke iu drejtuar Drejtorëve të shkollave profesionale, tha se duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet që shkollat profesionale të ripozicionohen siç duhet në treg dhe në anën tjetër të mos ketë probleme me mësimëdhënien, tekstet, laboratorët dhe infrastrukturën e shkollave.