Pas protestave në Ferguson, policët me kamera në bluzë

Oficerët e policisë në Ferguson tashmë në uniformat e tyre kanë kamera, (ne foto) në përgjigje të polemikave në lidhje me taktikat e policisë gjatë operacioneve të tyre.Vendimi vjen pas vrasjes së adoleshentit me ngjyrë, majkell broën në misuri, për të cilin dëshmitarët okularë thanë se policia e ka qëlluar në momentin kur ai i kishte duart lart dhe ishte i paramatosur.Sipas kreut të policisë në fërguson Tom Jackson, deri tani janë vënë në funksion rreth 50 kamera, dhe u janë vendosur të gjithë oficerëvë që kanë qenë prezent në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë protestave të dhunshme në misuri.Qyteti i saint luis u kthye ne qendrën e dhunës për disa javë në Shtetet e Bashkura të Amerikës pas vrasjes së adoleshenit, ku shumë persona u plagosën dhe të tjerë u arrestuan.Protestat u përhapën edhe në qytete të tjera, ndërkohë që policia publikoi një video ku tregonte që adoleshnti ishte person me precedentë penalë.Zemërimi i turmave bëri që të reagojë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili premtoi hetim të rastit, ndërkohë kryeprokuroi amerikan udhëtoi drejt qytetit të trazirave.Situata u qetësua pas lamtumirës së fundit për Braun, ku familjarët e konsideruan humbjen e tij absurde.Ferguson është pika e nxehtë e fundit e trazirave civile në historinë e SHBA, që mori vëmendje kombëtare, pas atyre të Los Angeles në vitin 1965 dhe atyre në Kaliforni në 1968 pwr vrasjen e Martin Luther King.