Ukraina dhe Rusia akuza për luftë, Kievi: Moska ka nisur betejën ushtarake në lindje

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës ka akuzuar Rusinë se ka nisur një "luftë të madhe", nga e cila mund të vriten me mijëra persona.Nga ana e saj Rusia i ka mohuar këto komente, duke deklaruar se në fakt është vetë UKraina ajo e që e ka futur popullin e saj në këtë konflikt të përgjakshëm.Komentet u bënë menjëherë pasi trupat ukrainase u detyruan të lënë aeroportin e Luhansk-ut në lindje të vendit pas ofensivës nga rebelët pro-rusë. Ndërkohë, bisedimet mes zyrtarëve Ukrainës, rebelëve dhe të dërguarve rusë kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete dhe asnjë dakordësim mes palëve."Një luftë e madhe ka mbërritur në pragun tonë, të cilën Europa nuk e ka parë që prej Luftës së Dytë Botërore" tha ministri Valeriy Heletey. Për fat të keq, vijoi ai, humbjet në një luftë të tillë nuk do të jenë me qindra, por me mijë jetë njerëzish.Homologu i tij Sergei Lavrov tha se deklarata të tilla mund të bëhen vetëm nga ministri i mbrojtjes së një shteti të civilizuar dhe jo nga ministri i mbrojtjes së Ukrainës. Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se për krizën në Ukrainë nuk mundet kurrsesi të ketë një zgjidhje ushtarake.Të hënën forcat ushtarake ukrainase u tërhoqën zyrtarisht nga aeroporti i Luhanskut, pasi u sulmuan nga tanket ruse. Presidenti Poroshenko tha se ky incident ishte një agresion direkt dhe i qartë kundër Ukrainës nga vendi fqinj, Rusia.Humbja e kontrollit të aeroportit të Luhanskut është disfata më e madhe e ushtrisë ukrainase ditët e fundit, ku ka humbur terren në luftimet ndaj separatistëve.ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve, UNIAN, bëri të ditur se së paku 680 ushtarë janë kapur peng nga rebelët pro-rusë në përplasjet e fundit pranë Donjetskut por lajmi ende nuk është konfirmuar.