PD bojkot pa afat, krijon “kuvend paralel”. Basha: Në parlament kur të zbatohet Kushtetuta
Tiranë- E prerë në vendimin për të mos marrë rrugën drejt sallës së kuvendit, Partia Demokratike, me aleatët repulikanë, kanë vendosur të ngrejnë një parlament alternativ, duke bërë oponencën publike për projktligjet e mazhorancës.Lulzim Basha, ka mbledhur kryesinë e grupit, ku është diskutuar për krijimin e disa grupe pune, të ngjashme me komisionet parlamentare, ku do të analizohen vendimet dhe ligjet e mazhorancës.Opozita nuk mund të jetë pjesë e një parlameti që nëpërkëmb të drejtat kushtetuese,tha Basha, dhe sipas tij kur ajo ngre zërin dhunohet.“Ky nuk është më kuvend por dekor i shëmtuar i një regjimi oligarkik, dhe përgjigja jonë është e duhur dhe e përgjegjshme. Nuk është zgjedhja jonë, qëndrimi jashtë Kuvendit, por i shumicës Rama- Meta. Kthimi i jetës normale në Kuvend kur shumica pranon rregullat e Kushtetutës rregullat e Parlamentit nuk shkelmon ”Vendimi për ngritjen e grupeve të punës, dëshmon qartë se pavarësisht një presioni të brendshëm, bojkoti i opozitës do të jetë pa afat. Kryedemorkati Basha, tha se opozita do të jetë në Kuvend, vetëm kur mazhoranca të respektojë kushtetutën dhe ligjet.Mediu: Rama tenton të krijojë opozitë informalePas takimit me kreun e PD, Basha dhe kryesinë e grupit parlamentar demokrat ka folur republikani Fatmir Mediu, i cili ka deklaruar se Rama kërkon që të krijojë një opozitë informale.Në lidhje me kthimin e opozitës në Kuvend, Mediu deklaroi se nuk e kanë braktisur Kuvendin, por janë në një qëndrim të kushtëzuar."Mendoj se Parlementi duhet të jetë vendi, ku opozita duhet të zhvillojë debatin politik. Kuvendi nuk është braktisur nga opozita, por për momentin kemi qëndrim të kushtëzuar. Qeveria në vend që të hapë vende te reja pune, ka goditur punësimin në vend. E turpshme që Rama tenton të krijojë opozitë informale, rolin e saj nuk e përcakton kryeministri"Basha pritet të ketë një deklaratë për mediat, pas takimit. Pritet të ketë dhe një reagim për çështjen e rrëzimit të dekreteve të Presidentit Nishani dje në Kuvend. (Video: Ja deklarata e Lulzim Bashës)