Pogradec, 3 fëmijët në skamje të gurthyesit, pa bukë, shtrat, të ardhme

Pogradec -  "Vëllai, pa bukë iku në punë, me një domate iku, pa ngrënë, pa pirë..." Këtë peng ka në shpirt, vëllai i gurthyesit Nazër Bejleri nga Cërrava, që vdiq 2 ditë më parë nën një pirg gurësh."Ngjarja e rëndë u regjistrua dy ditë më parë në fshatin Cërravë të Pogradecit, ku babai i tre fëmijëve të vegjël, Nazar Bejleri, 40 vjeç, humbi jetën për shkak të rrëshkitjes së një masivi gurësh.Prej shumë vjetësh, Bejleri nxirrte gurë për t’i mbajtur frymën, familjes së tij të varfër, pasi nuk kishte një punë të perhershme, Familja e tij jeton prej vitesh brenda një shtëpie të ftohtë, të pasuvatuar dhe thuajse bosh, në Cërravë.Mirëpo, tanimë, drama e familjës së tij merr përmasa të rënda, pasi vdiq i vetmi person që siguronte ushqimin e familjes. Tre fëmijët e mitur po përballen me kushtet mizore të jetesës.Vëllai i Nazarit, Ëngjëllushi, tha se Nazari nuk e shtrinte dorën për ndihmë, por me vdekjen e tij, fëmijët dhe bashkëshortja e tij janë në mëshirë të fatit.“Byrezari im vajti të nxirrte gurë për të jetuar, - tregon vëllai i Nazërit me buzët që i dridhen dhe lotin në sy. - Ishte pa punë, vetë i pestë, me një ndihmë ekonomike 35 mijë lekë në muaj. Të vjetra. Nga halli, nxirrte gurë, shiste një makinë gurë, mbante fëmijët. Fëmijët i ka të vegjël, e shoqja është pa punë. Fëmija më i madh është 14 vjeç, i dyti është 10 vjeç dhe i treti është 6 vjeç. Djali i madh, 14-vjeçari shkoi të ndihmonte të atin për të nxjerrë gurë. Byrazeri i binte me vare gurit, rrëshkiti dhe ee zuri përdhe. Nuk dukej ku ishte, kishte shumë gurë atje. Vjen djali i madh dhe thotë: “Xhaxhi, babi u vra me gurët!”Shkova me të shpejtë atje dhe nuk po e shikoja, e kishin mbuluar gurët. Megjithatë, hoqa gurët me zor, e nxora, e solla me makinë në Pogradec. Bravo i qoftë dhe spitalit, na ndihmuan shumë. E morëm këtu, në shtëpi, i falemnderit komunës që na dha një ndihmë, na dha kurajo që do t’ju ndihmojmë sa të keni mundësi, por ama fëmijët e tij janë shumë keq. Me 35 mijë lekë çfarë do të marrin më parë: drita, ujë, ushqim…Nuk ka as divan ku të flejë djali, ku të flenë fëmijët. Vetë flinte përdhe. Nuk k as edhe një gjë.Ai punonte argat, ku të gjente, argat, me gurë ku të ishte, nuk përtonte, vetëm të mbante fëmijët me bukë. Çfarë të them më shumë?! Me 35 mijë lekë të vjetra çfarë të bënte? Është në borxh, s’i jep njeri nëpër dyqane dhe s’ka as kur t’i lajë. Pa bukë iku në punë, me një domate të kuqe, pa ngrënë, pa pirë.Unë kërkoj nga shteti pot ë ketë mundësi ta ndihmojë me ç’të mundet për fëmijët, për shtëpinë, për nusen, që të mos ia zgjasë dorën asnjeri. Po të kenë kunata ime, nipërit e mi, unë vetë nuk dua të kem asgjë. Më shkoi vëllai i pangopur…”Prej vitesh kjo familje merr ushqimet minimale me listë, duke shtuar në këtë mënyrë shumën e lekëve të marra borxh nëpër dyqane. E shoqja e Nazarit,Shpresa, thotë se ata jetojnë vetëm me një ndihmë ekonomike prej 3 500 lekësh.Shpresa kërkon mbështetje nga shteti, së paku për tre jetimët e vegjël, që skamja i la edhe pa baba. "35 mijë lekë, s'dalin as për një thes miell, - tha e veja. - Kam 4 vjet pa paguar dritat, 5 vjet pa shlyer faturën e ujit, se nuk kam mundësi; kam borxhe që nga ky dyqani këtu e deri atje lart..."ar.sh/Oranews.tv