Kuvendi rrëzon dekretet e Nishanit, “territorit” i bashkohet PDIU. Opozita bojkot
Tiranë-Asnjë surprizë në këtë start të ri parlamentar. Mazhoranca qeverisëse e ka përmbushur detyrën e saj ku me forcën e kartonit ka rrëzuar të 5 dekretet e kthyera për shqyrtim nga Presidenti Nishani.Ndërkaq PDIU, sikundër i pati dhënë bekimin për miratim reformës territoriale ka bashkuar votat me shumicën qeverisëse edhe për rrëzimin e dekretit.Votimi i deputetëve për dekretetDekreti për Shkollën e Magjistraturës u hodh poshtë me 77 vota proDekreti për policinë e shtetit u hodh poshtë me 79 vota proDekreti për reformën administrativo-territoriale u hodh poshtë me 81 vota proDekreti për Gjykatën Administrative u hodh poshtë me 73 vota proDekreti për ligjin e KLD u hodh poshtë me 78 vota proNë seancën që nisi me rreth 40 minuta vonesë nga 17:00 që ishte lajmëruar, thirrja e Himnit Kombëtar për t’iu bashkuar Flamurit, nuk ka mundur të bashkojë mazhorancën me opozitën.Sikundër dhe deklaroi sot në mesditë, Partia Demokratike sëbashku me aleatët kanë vijuar me bojkotin, duke mos u bërë pjesë e seancës.Opozita ka bojkotuar punimet e kuvendit që pas incidentit në Parlament mes dy deputetëve socialistë dhe atij demokrat Strazimiri.Këtij qëndrimi nuk i është përgjigjur PDIU dhe PDK, te cilat iu bashkuan seancës së parë plenare të këtij sesioni vjeshtor. E megjithatë dhe pse të pranishëm, para se të hynte në Kuvend kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se partia e tij vazhdon të jetë në opozitë.Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ndërsa u ka uruar një sesion të suksesshëm deputetëve, u ka kujtuar atyre se sfida të mëdha i presin përpara. Këtë fakt ai e lidhi dhe me pozicionin të cilin ka tashmë vendi ynë në familjen europiane.
“Sesioni i kaluar shënoi volum të madh pune, u miratuan 186 akte, nga të cilat 115 ligje, 55 vendime, 16 rezoluta të cilat janë produkt i veprimtarisë së komisioneve të përhershme parlamentare dhe seancave plenare. Do të nënvizoja reformën për ndarjen administrative-territoriale, e cila krijon mundësi për të ardhmen për një pushtet lokal modern dhe efiçent. Kuvendi me kontributin e deputetëve ka qenë një aktor kryesor në realizimin e reformave në sektorët më të rëndësishëm të vendit.Në disa raste ato janë vetuar duke marrë konsensus të gjerë mes shumicës dhe opozitës, ky ka qenë një përjashtim që do donim të bëhej më shumë rregull në të ardhmen. Sesioni i ri afron sfida të reja dhe të vjetra, axhenda parashihet mjaft e ngjeshur, përgjegjësitë e Kuvendit si në funksionin liogjvënës dhe kontrollit parlamentar janë edhe më të mëdha për shkak të statusit të ri që ka fituar Shqipëria në familjen europiane. Ato janë më të mëdha për shkak të nevojës në rritje të përmirësimit të rolit të Kuvendit në procesin e integrimit, rritjen e transparencës dhe gjithpërfshirjes”.5 prioritetet kyçe të BE do të jenë në fokus të axhendës parlamentare, ku sesioni vjeshtor do të starojë me reformën e thellë në drejtësi dhe këtu Meta nuk ka kursyer dhe një thirrje për opozitën.“Avancimi i reformave në 5 prioritet kyçe mbetet një sfidë e rëndësishme, ku do të veçoja në këtë sesion të vjeshtës vazhdimin e reformës në sistemin e drejtësisë që duhet të jetë e më të krë vendase thellë dhe e plotë, gjithpërfshirëse, me një konsensus sa më të gjerë të politikës dhe me ekspertizën më të mirë vendase dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Opozita do të jetë e mirëpritur gjithmonë për të kontribuar në realizimin e kësaj reforme me të gjitha kapacitetet e saj politike dhe profesionale. Kjo do të ishte një mundësi më shumë edhe për evitimin e politikës konfliktuale dhe inkurajimin e frymës së bashkëpunimit. Lufta e përditshme politike dhe politika për hir dhe në shërbim të luftës së përditshme që bëjmë janë diçka që duhet ti përkasë së shkuarës. Më shumë konstruktivitet dhe pozitivitet afrojnë padyshim më shumë zgjidhje dhe zgjedhje për qytetarër tanë. Një mundësi e mirë do të ishte dhe miratimi në një të ardhme të shpejtë i kodit të etikës”.Në seancën e sotme u votua dhe dekreti “Për shkarkimin e zotit Ilirjan Celibashi, nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin” me 75 vota pro dhe me 76 vota pro dekretit“Për emërimin e zonjës Ermonela Felaj, në detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin”.
“Duke i uruar punë të mbarë Kuvendit dhe në mënyrë të veçantë gjithë përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Arsyeja pse ne sot jemi këtu për të zbrapsur dekretet e Presidentit jo vetëm të sjell në vëmendje opinionit se praktikisht Presidenti nuk ka goditut disa ligje por ka goditur disa prioritete kombëtare. Reforma në drejtësi është prioritet kombëtar dhe jo partiak. Prioritet kombëtar i përcaktuar çdo ditë, përveçse me zgjedhjet që përcaktuan këtë shumicë nga mijëra qytetarët që përplasen dëshpërimisht në dyert e një sistemi të kalbur dhe po ashtu nga plot qytetarë çdo vit nënvizojnë para nesh që ky sistem të kalojë në një sistem rrënjësor.Reforma administrative territoriale nuk është një prioritet kombëtar i dalë në pah si një detyrim për politikën shumë vite më parë, është një prioritet kombëtar i pa mohuar si i tillë nga një forcë politike, prioritet kombëtar i përcaktuar sipas teorive të radhës si domosdoshmëri. Fatkeqësisht Presidenti i Republikës organizon dëgjesa me të zgjedhurit vendor të PD pasi parlamenti me një shumicë përtej shumicës qeverisëse e ka votuar reformën administrative-territoriale, dëgjesa sureale që as formalisht nuk justifikojnë rolin e Presidentit. Pasi jam i bindur se në rast se do kishte ftuar dhe të zgjedhurit vendor të Aleancës për Shqipërinë Europiane do ti kishte pasur aty për ti dëgjuar.Prioritet kombëtar është dhe lufta kundër krimit dhe garantimi i një standardi sigurie normale për qytetarët dhe ligji për policinë e shtetit erdhi në këtë Kuvend pasi u punua me të gjithë përfaqësuesit e organizmave që asistojnë policinë e shtetit dhe MB nga një sërë vendesh apo edhe nga strukturat e BE. Edhe këtë prioritet kombëtar Presidenti e goditi. Më vjen keq të kujtoj se ndërkohë që rendi për tu bërë pjesë e sulmit ndaj MB dhe policisë së shtetit nënkuptoj dhe qeverisë për atë kaçatorrin e drogës që ra në Divjakë , ende se kam dëgjuar të thotë një fjalë as për superaksionin e Lazaratit”.Ora 18:35 Fino: Presidenti në tejkalim të kompetencave kushtetuese për “territorin” Kryetari i Komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Bashkim Fino, tha se me argumentet e parashtruara, Presidenti është në tejkalim të kompetencave kushtetuese.
“Para një muaj e falenderova për heshtjen e tij. Sot dua ta falenderoj për dekretin, një hall e ka pasur presidenti. Dua t’i them një këshillë, kureshtja nuk i mbaron punë. Mirë që heshti se dhe kur foli, foli gabim. Unë kam argumente shkatërruese për Presidentin.Argument i parë i Nishanti thotë se nuk janë konsultuar me qytetarët. Kushtetuta nuk ka përcaktuar format për të marrë vendime nga popullsia. Mendimi i qytetarëve është marrë nga sondazhet, janë mbi 1600 të pyetur dhe takimet për këtë reformë janë trasparente.Thotë se nuk janë janë marrë në konsideratë propozimet e qeverive vendore. Ata kishin afata të shpreheshim me shkrim brenda 60 ditësh, dhe ministri iu ka dërguar këtë kërkesë e ndërsa kemi marrë 76 % përgjigje në gjithë vendin. Reforma territoriale është bërë si në vendet europiane.Presidenti nuk ka kopetencat për të përcaktuar axhendën e Kuvendit dhe të mazhorancës. Nishani është bërë pre e mendimit të PD-së dhe po tejkalon kopetencat e tij. Po të ishte tani në sallë Nishani do votonte pro kësaj refome, sa i përket Berishës për atë nuk mbaj përgjegjësi”.Ora 18:20 Ligji për Policinë, Ndreu: S’ka ndryshim të Gardës, vetëm emërtimiLidhur me ligjin për policinë e shtetit, deputeti i PS-së , Pjerin Ndreu tha se nuk bëhet fjalë ndryshimin e Gardës së Republikës, por thjesht i ndryshohet emërtimi.
“Garda e Republikës është nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Nuk bëhet fjalë për ndryshimin e Gardës, thjesht i ndryshon emërtimin dhe e bashkon me Policinë, pasi janë dy shërbime të përbashkëta, e nuk cënohet Kushtetuta. Problemi që ngre Presidenti është vartësia nga ministri, ky është një argument i pabazë, pasi Ministria ka në vartësi Policinë e Shtetit, por ligji i vë kufizimet e veta që ministri nuk duhet t’i dijë. Dhe për Byronë Kombëtare e Hetimit argumentet janë të pabaza”.Ora 18:15 KLD, Hysi: Nuk cënohet Kushtetuta, as kompetencat e Presidentit
Sa i përket Ligjit të KLD-së deputetja, Vasilika Hysi, tha se nuk preken asnjë nga kompetenca e Presidentit dhe se ekzekutivi nuk ndërhyn në punën e KLD-së. Ajo theksoi se kjo reformë është e rëndësishme, ndërsa nuk prekt në asnjë nën të saj Kushtetuta. Ora 18:10 Gjykata Administrative, Subashi: Argumentat e Nishanit si të PD-sëRelatori i ligjit për gjykatën administrative, Armando Subashi, deklaroi se argumentet e Presidentit për kthimin e këtij dekreti janë të njëjta me të PD dhe nuk qëndrojnë. Sipas tij, dekreti i Presidentit nuk ka asnjë bazë si nga pikëpamja ligjore ashtu dhe kushtetues.
“Sot ne po shqyrtojmë dekretin e Presidentit për Gjykatën Administrative. Ai pretendon se shkelet parimi i ndarjes së pushteteve dhe si parim i kësaj ndihmësat ligjorë emërohen nga Ministri. Kjo është për të ardhur keq, për të ardhur keq ku është katandisur Presidenca nga ana e Kushtetutës. Është vetëm një pretendim që është ngritur gjithmonë nga PD-ja. Pra ekzekutivi nuk ndërhyn në Gjyqësor, ashtu siç thotë presidenti. Presidentin e kanë keq-informuar, pasi këta ndihmësa ligjorë nuk marrin vendime si ata të viteve ‘80-‘90. Dekreti i Presidentit nuk ka asnjë bazë si nga pikëpamja ligjore ashtu dhe kushtetuese. Duhet të votojmë këtë ligj pasi situate në gjykata administrative është tejet e rënduar”.18:00 Rama në fb: Kuvendi nis me shumicën në detyrë dhe nje parti te ikur ne drejtim te paditurI pranishëm në seancën plenare, shefi i qeverisë Rama nuk ka lënë pa ironizuar nga Kuvendi përmes rrjeteve sociale mungesën e opozitës në sallë.“Nis sesioni i ri me nje shumice pertej asaj qeverisese ne krye te detyres dhe nje parti te ikur ne drejtim te paditur”shkruan Rama në fb
Sipas saj nuk kemi të bëjmë me shkelje të kompetencave të kreut të Shtetit, pasi të gjitha ndryshimet bazohen në kërkesat e raport progresit të Komisionit Europian."Ndryshimet e bëra fuqizojnë rolin e trupës pedagogjike në veprimtarinë akademike duke e identifikuar këtë element si ruajtjen e pavarësisë së kësaj strukture. Dua të kujtoj se ish-kandidatë për deputetë kanë qenë drejtues të kësaj shkolle. Të shkëpusim nga klientelizmi çdo strukturë të policisë. Nishani të mbajë në konsideratë që kompetencat janë parashikuar në kushtetutë dhe janë të zbatuara drejtpërsëdrejti”.
"Nuk është vendi për të përmendur reformat dhe ligjet mjaft të rëndësishme që u miratuan muajt e fudit,por vendosmëria për të cuar para disa reforma vendimtare si ajo administrative dhe ajo e drejtësisë tregojnë qartë orientimin mjaft pozitiv dhe strategjik të LSI-së por dhe maxhorancës " nënvizoi Meta.Ja çështjet që do të diskutohen sot në Kuvend:1. Hapja e sesionit të tretë të Legjislaturës së VIII – të të Kuvendit të Shqipërisë.2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 31.07.2014.3. Miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 1 shtator - 9 tetor 2014.4. Miratimi i kalendarit 3javor ( 1 - 18 shtator 2014) të punimeve të Kuvendit.5. Dekret nr. 8675 , datë 11.08.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës” të ndryshuar””.6. Dekret nr. 8678, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 100/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative””.7. Dekret nr. 8679, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të ndryshuar””.8. Dekret nr. 8681, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit””.Pyetje9. Dekret nr. 8696, datë 22.08.2014, “Për kthimin e ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë””.10. Dekret nr. 8697, datë 27.8.2014 “Për shkarkimin e zotit Ilirjan Celibashi, nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin”.11. Dekret nr. 8698, datë 27.8.2014 “Për emërimin e zonjës Ermonela Felaj, në detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin”.