Manjani: Sistemi i drejtësisë si PD-ja, me nder jush, me “t'linjta” pa llastik

Tiranë –Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani bën një paralelizëm mes sistemit të drejtësisë dhe Partisë Demokratike.Për Manjanin të dyjave u duhet një reformë e thellë, u duhet një frymë e re dhe organizim tjetër pasi janë si "t'linjta pa llastik".Përballë gazetares Jonida Shehu në studion e Ora News, ai u përgjigj:“Unë them që jemi shumë vonë për reformën në drejtësi. Patjetër që duhet pritur dhe konsulenca e EURALIUS, se për këtë punë paguhet, OSBE nuk e di të ketë ndonjë rol, por sidoqoftë është e ftuar. Komisioni e Venecias do preferojmë të ketë një rol primarë, një lidërship në këtë qasje. Por si profesionist, mendoj se në thelb - e theksoj edhe një herë atë që kam thënë -  reforma duhet të jetë supër e thellë. Kërkon ligje të reja, kërkon frymë të re, kërkon organizim tjetër dhe kërkon vendosjen e një “koke” në sistemin e drejtësisë. Sot sistemi i drejtësisë është si Partia Demokratike, me nder jush, me t'linjta pa llastik” .Deputeti i LSI-së foli edhe për një sërë çështjesh aktuale politike: Si reforma territoriale, vjedhja e Bankës së Shqipërisë. Duke u ndalur tek Guvernatori Ardian Fullani përmes Manjanit mazhoranca përcolli mesazhin se me ligjin e ri ai do të bëhet i prekshëm nga Kuvendi.si dhe për presidentin e Republikës. Për nënkyetarin e PS-së Nishani "merret nga mëngjesi deri në darkë vetëm me PD" Manjani: Opozitën e kemi pritur deri në sekondën e funditNdërsa në lidhje me pyetjen që gazetarja Shehu i bëri Manjanit, se a do ta prisni opozitën për të dëgjuar fjalën e saj, ndryshe nga çfarë ka ndodhur deri tani kur opozita nuk ka ardhur dhe ju nuk e keni pritur? Ai u shpreh se opozita është pritur gjithmonë."Opozita gjithmonë është pritur deri në sekondat e fundit, për gjithçka. Për çdo nisëm, për çdo ligj, për çdo reformë. Së dyti opozita është dëgjuar me shumë vëmendje, pavarsisht drejtimit të paditur në të cilin gjendët kjo opozitë, ne e shohim institucionin e opozitës e folura në mënyrë opozitare, pavarsisht retorikës dhe intonacionit që janë tipike për jetën politike në Shqipëri, ju garantoj që opozita është është dëgjuar. E kemi pritur opozitën deri në sekondën e fundit, madje kemi thënë që edhe numrat e njësive vendore nuk kanë rëndësi. Ju garantoj se edhe me 100 njësi mund të bëhej reforma administrativo territorial, mjafton të fliste Partia Demokratike në Parlament. PD nuk foli, por zgjodhi të bëj strucin dhe të luajë me disa shoqata që herë paguhen nga qeveria, herë paguhen nga opozita. Dhe fundi i historisë është të luajë me faktin e kryer, kjo nuk është politikë, kjo është maskarallek.Reforma territoriale e domosdoshme"Në nuk kemi asnjë kompleks në lidhje me kushtetuetshmërinë dhe me gjithë procesin e reformës territorial-administrative që po ndodh në këtë vend. Ishte një domosdoshmëri, është një domosdoshmëri siç e shifni, se ka cepa të Tiranës që kanë plasur kanalizimet e ujërave të zeza dhe "nuk e çan njeri kokën" për shërbimet. Na vjen dhe turp në shtëpitë ku hymë kanë plasur ujërat e zeza. Që do të thotë , që kështu është kur kryetarët e e bashkive dhe të komunave që hynë në ato "kuvlitë" e tyre, siç është ndarë territory sot dhe përpiqen të bëjnë të fortin e politikës së ditës. Pra nuk merret me problemin e ujërave të zeza por merret me politikë. E solla këtë rast për të treguar se sa është e rëndësishme të dizenjojmë pushtetin shtetëror dhe jo politik. Shtetin e republikës së shqipërisë në një territori sa më efektiv."Manjani: Nishani merret nga mëngjesi deri në darkë vetëm me PDI pyetur në lidhje me raportin mes Mazhorancës dhe Presidentit Manjani u përgjigj kështu:"Ky nuk është konflikt. Askush nuk i ka thënë dhe nuk i i thotë Presidentit të Republikës të mos ushtrojë kompetencat e tij që i takojnë në bazë të Kushtetutës. Ne e njohim Nishani me detyrën e Presidentit të Republikës. Sigurisht jemi kritikë se si e ushtron detyrën e Presidentit të Republikës. Ka një nen në Kushtetutë që e detyron Presidentin e Republikës të jetë kryetar shteti dhe përfaqësues unitetit të popullit. Në qoftë se kryatari i shtetit merret nga mëngjesi deri në darkë vetëm me PD, nga e cila ka ardhur, PS s'ka vend aty. Pra sjellja e tij i ngjan më shumë origjinës së tij politike. Manjani: Guvernatori duhet hequr nga detyra"Askush nuk jep garanci për njerëzit , kur spo japim garanci për zyrtarë të lartë të tipit Guvernator të Bankës. Vidhet banka dhe sjep garanci për 100 mijë punonjës të këtij shteti. Paralamenti ka bërë një ligj që për ta prekur atë Guvernator - që duhet hequr . Kam qënë një nga më të qartët në këtë pikë bashkë me zotin Braçe, unë mendoj se zoti Braçe ka të drejtë në këtë pikë. Pse se heqim? Sepse kështu janë ligjet. Do ta ndryshojmë dhe këtë ligj, do të bëhet dhe kjo, do t'i vijë dita sesbën. Për të ndryshuar sistemin e garancive financiare në këtë vend nuk është puna e një guvernatori, këru është problemi që leku vidhet, pa hesap fare, me "lopatë", me thasë. "Manjani: Sot Këshilli i BSH nuk është i pavarurPavarsia e bankës është shumë e domosdoshme për një qeveri, por banka nuk është e pavarur sot ky është problem,s epse nga 7 anëtraë që janë sot, 2 prej të cilëve mungojnë, janë 5 prej tyre e sigurtë janë të zgjedhurit e qëeverrisë së shkuar. Janë me karrierë politke gjithashtu, në partinë demokratike. Vetëm një është I ps dhe një ka futur lsi nga rradhët e bankës, ska lidhje fare me LSI. Ne do të ngrejmë standartin që të vijnë njerëz për të qënë , jo këshilltarë kryeministrash. Sepse kryejnë funksione politike dhe ligji për bankës sot thotë se ndalohet që Këshilli mbikqyrës të kryejë funksione politike. Këshilltari I Këshillit bashkiak është është funksion politik, merr rogën për këtrë punë dhe nga ana tjetër është dhe anëtarë I Këshillit mbikqyres. Duhet të vendosen njerëz që merren me këtë punë dhe që nyuk merren me jëtë politikeNdiqni të plotë intervistën e Ylli Manjanit në Ora News