Donald Tusk presidenti i ri i KiE, Federica Mogherini pason Ashton

Liderët e BE-së i besuan italianes, Federica Mogherini, postin e shefes së re të diplomacisë dhe polakut Donald Tusk atë të Presidentit të Këshillit Europian.Dy drejtuesit e rinj morën bekimin gjatë samitit të vendeve anëtarë të mbajtur në Bruksel. Kryeministri polal, Tusk do të pasojë Herman Van Rompuy, ndërsa Ministrja e jashtme italiane do të zërë zyrën e baroneshës Catherin Ashton.Në konferencën e parë para medias, pas zyrtarizimit të detyrave,Tusk dhe Mogherini e pranuan hapur se kanë përpara sfida të mëdha.Krizat më urgjente për Mogherinin janë Ukraina, Iraku, Siria dhe Libia për zgjidhjen e të cilave ajo premtoi se do të punojë me të gjitha energjitë sikurse theksoi se do të veprojë në interes të të gjitha vendeve anëtare dhe qytetarëve të europiane.57-vjeçari Donald Tusk, politikan i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër i Polonisë dy mandate. Ndërsa Mogherini, aktualisht mban postin e Ministres së Jashtme të Italisë,duke u bërë pjesë e kabinetit të qeverisë Renzi në muajin shkurt të këtij viti. Ajo ka qenë anëtare e parlamentit italian prej vitit 2008.Sëbashku me Jean-Claude Juncker, Tusk dhe Mogherini përbëjnë treshen më të lartë zyrtare të Bashkimit EuropianVendimi i 28 vendeve anëtare është përshendetur nga lider nga e gjithë Europa, mes të cilëve edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka folur ngrohtësisht për zonjën Mogherini, derisa ka arritur në samitin e së shtunës, duke e quajtur veten “tifoz” të saj. Sipas mediave të ndryshme, ky ka qenë një indikacion i fuqishëm se ajo do të jetë zgjedhja.Edhe kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka punuar fuqishëm që Mogherini të marrë detyrën. Megjithatë, muajin e kaluar, BE-ja ka dështuar të arrijë koncesion për kanidaturën e saj, pasi shtetet baltike dhe Polonia e kanë parë si të papërvojë dhe shumë të butë ndaj Rusisë.Ndersa Rama në një postim në rrjetet sociale shkroi: "Fort i gezueshem lajmi i zgjedhjes se Federika Mogerinit, grua e re dhe e mençur, mike e mire, nga sot shefe e politikes se jashtme te BE E shumemirepritur per ne edhe zgjedhja e kryeministrit te Polonise Donald Tusk si President i BE! Reformator dhe europianist i vendosur" . Rama: Federika mike e mirë, Tusk reformator dhe europianist i vendosurKryeministri Rama ka përshendetur zgjedhjen e shefes së re të politikës së jashtme të BE-së si dhe zgjedhjen e Presidentit të ri të Këshillit.“Fort i gezueshem lajmi i zgjedhjes se Federika Mogerinit, grua e re dhe e mençur, mike e mire, nga sot shefe e politikes se jashtme te BE:-)E shumemirepritur per ne edhe zgjedhja e kryeministrit te Polonise Donald Tusk si President i BE! Reformator dhe europianist i vendosur” shkruan ai në fb.