Kukës, qyteti me lumenj e liqene, por në çezmat asnjë pike ujë
Kukës - Kukësi është ndoshta unik me ironinë e fatit. Qyteti verilindor është ndër të vetmit në Shqipëri që është i rrethuar nga uji i dy lumenjve më të medhenjë, por që në çezmat e banorëve nuk ka asnjë pikë.Më shumë se ironike bëhet situata kur shohim se vitet e fundit është inaguruar disa herë ujësjellësi i ri, por që nuk është në gjendje të përcjellë dot ujë tek banorët.Një histori e mirëfilltë korrupsioni që nga një banor i Kukësit ka shfrytëzuar maninë Ice Buckhet për të ironizuar legjenden Noliane, pranë ujit i palarë.Djaloshi i lodhur nga kuçedra-Ujsjellës që i pi ujin kuksianëve, ka provuar të shfaqë në mënyrën e tij protestën ndaj shtetit që në këtë rast ka edhe sytë e mbyllur por edhe veshin shurdhër.Mbase facebook-u do të ketë efekt tek ky protestues aq sa ka tek politikanët që e kanë kthyer në sheshin e tyre të betejës.