Post reforma territoriale, PD-PS nisin betejën vjeshtore për kodin zgjedhor

Tiranë- Në agumentin e tij kur ktheu reformën territoriale, presidenti Bujar Nishani solli si arsye të jo-së ndaj mazhorancës, faktin që ky ligj kërkon dhe paraprakisht ndryshim të kodit zgjedhor.“Në një kohë kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe vetëm 5 muaj nga detyrimi kushtetues që ka Presidenti i Republikës për të caktuar me dekret datën e zgjedhjeve, mbështes faktin se reforma e ndarjes administrative -territoriale duhej të ishte shoqëruar medoemos edhe me ndryshimet përkatëse në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.Kjo pavarësisht se jo në mënyre zyrtare, i ka hapur rrugë diskutimit politik për ligjin zgjedhor.“Për të bërë atë reformë është shumë e nevojshme edhe prezenca e opozitës. Siç ishte shumë e nevojshme dhe prezenca e opozitës në bërjen e reformës territoriale-administrative, siç ka të mundur oopozita të marrë pjesë në seancat e radhës të Kuvendit të Shqipërisë për të dhënë mendimin e saj për reformën që kemi realizuar”tha deputeti Klosi në mbledhjen e 29 gushtit në komisionin e Ligjeve.Por ajo që mbetet për tu parë është nëse mazhoranca me termin opozitë përfshin edhe Partinë Demokratike, apo vetëm PDIU-në që e ndihmoi me 5 vota të miratonte reformën territoriale.Në fakt qëndrimin zyrtar të Presidentit e ka paraprirë më herët dhe Partia Demokratike që i qëndron ende idesë se kodi zgjedhor preket thellësisht nga ndarja terriotriale, por deputeti Oerd Bylykbashi, e cilësoi si prishje të çdo standarti politik dhe zgjedhor ndryshimet e njëanshme.“Deklarata e tij, se ai i ka votat dhe do ta ndryshojë kodin në mënyrë selektive aty ku do ai, është një alarm shumë i madh për standardin që do ti rrezikohet jo vetëm kodit zgjedhor por procesit politik në terësi”.Muaji i parë i vjeshtës duket se do të jetë një fushë beteje, perveçse politike edhe elektorale që do të shtrijë para partive, detyrimin për tu ulur sëbashku majtas e djathtas për të ndërtuar një kod të qëndrueshëm elektoral.