Durrës, Veliaj viziton ndërmarrjen fasone: Mbështesim investimet e huaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2014, 19:11
Durrës - Qeveria shqiptare do të mbështesë investimet e huaja. Kështu ka deklaruar Ministri Veliaj në ceremoninë e inagurimit të një ndërmarrje fasone, në rrethin e Durrësit.Veliaj ka nënvizuar politikat stimuluese të qeverisë për mbështetjen e investimeve të huaja në përgjithësi dhe atyre fasone në veçanti.Ndërkohë, ambasadori italian Masimo Gajani, ka theksuar interesin e biznesit italian për të investuar në Shqipëri, në kuadër të një klime pozitive për këto investime.Për kryebashkiakun e durrësit Vangjush dako, qyteti bregdetar ka avantazhe kur flitet për investime të huaja.Në ndermarrjen e sapoinauguruar fasone janë punësuar rrreth 200 punëtorë, kryesisht gra.