"Njeriu Hibrit" në Teatrin Kombëtarë, Duni: Duhet më shumë vëmendje nga publiku
Tiranë - "Njëriu Hibrit" i Regjizorit të mirënjohur Piro Manë, në bashkëpunim me Spiro Dunin, është shfaqur në Teatrin Kombëtar duket se pati sukses.Vetë publiku e tregon këtë me vëmendjen që i kushtoi veprës dhe duartrokitjeve në fund të saj.Ajo çfarë duhet theksuar është fakti që edhe pse hyrja në sallë për publikun është e lirë, vetëm pak njërëz kanë preferuar të jenë të pranishëm.Ka nga ata që në vend të një shfaqje në teatër kanë zgjedhur një shëtitje në rrugët e kryeqytetit.Por ka edhe nga ata të cilët edhe pse ndoshta do të kishin dëshirë të ishin të pranishëm në sallën e Teatrit Kombëtar, nuk munden, pasi edhe pse është mbrëmje janë në orar pune.Në përfundim regjizori Spiro Duni tha për Ora News, se vepra të cilat shkruhen nga autorë të mëdhenj siç është Piro Manë, duhet të kenë më tepër vëmendjen e publikut, edhe ata që ishin të pranishëm në sallë se vepra u pëlqye."Njeriu Hibrid" është vepra e 6 e shfaqur në Teatrin Kombëtar, ndërkohë që në ditët në vijim do të vihen në skenë edhe dy vepra të tjera.