FOTOLAJM/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, në gjendje kritike drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2014, 16:16
Një person ka mbetur i plagosur rëndë, teksa automjeti me të cilin udhëtonte ka humbur kontrollin duke përfunduar në një kanal. Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së të shtunës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Ashtë.Automjeti tip Mercedez me targë TR 7277 N, i cili drejtohej nga 34-vjeçari, Përparim Zagani, nga Bushati si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me një lavazh në anë të rrugës dhe më pas ka përfunduar në kanal.