Korçë, konflikti për banesat me kosto të ulët, familjarët: Vetëm të vdekur dalim
Korçë - Në Korçë disa familje që kanë arritur të marrin një banesë me kosto të ulët nga Enti i Banesave, nuk po paguajnë dot këstet e kredisë, për këtë arsye rrezikojnë t’i humbasin, në pritje të përmbaruesit t'i nxjerrin jashtë.Janë 14 familje në qytetin e Korçës që nuk kanë mundur të shlyejnë këstet e kredisë dhe kjo ka detyruar Entin e Banesave t'i drejtohet gjykatës.Në dyert e kësaj të fundit kanë përfunduar më tepër se 20 raste të ngjashme të familjeve, në paaftësi paguese, të cilët kërcënojnë se nuk do t’i lirojnë këto banesa, përveçse të vdekur.Pas lirimit të banesave që kanë problem me pagesat e kësteve të kredisë, Enti do t'i kërkojë Këshillit Bashkiak të fillojë proçedurat për rishpërndarjen e tyre, tek të pastrehët që plotësojnë kriteret e ligjit. Këto banesa, familjet në nevoje i kanë perfituar me 31 dhjetor të vitit 2007.