Si ndryshon PD në Tiranë, rikthimi i Uran Metkos dhe starti i Eduard Kelmendit

Tiranë- Një vit pas daljes në opozitë, Partia Demokratike, është në kulmin e riformatimit të saj. Tirana si lokomotiva e frymës së re për këtë forcë politike, ka pësuar riformatimin më të madh, duke u coptuar në 11 degë, që funksionojnë të pavaruara nga njëra-tjetra.Ne trokitëm në zyrën e kryetarit të ri të degës numër 3. Diplomati, ish-deputet, Uran Metko, rikthehet në politikën aktive.“Krijimi i 11 degëve të tjera do të bëjë një funksionim shumë herë më efikas të PD-së, ku kryetarët do jenë më afër elektoratit, më afër anëtarësisë, problemeve dhe halleve që ka komuniteti ose dega që përfaqëson dhe ka filluar ti japë që tani frutet e para” thotë Metko.Ndërsa kryetari i ri i degës 10, Eduard Kelmendi, e sheh organizimin e ri me syrin e inxhinierit, duke theksuar se një bazë ngre premisat për sukses.“ Ndarja që iu bë Tiranës është ishte për karakter organizativ, sepse Tirana tani është një metropol me numër popullësie shumë të madhe dhe menaxhimi i të gjithë punëve të partisë në terren, duhet bërë sa më efiçent”Por çfarë e shtyn një diplomat si Metko, ti kthehet politikës apo një ingjinier të braktisë zanatin për partinë?“Qytetarët vinë dhe kontaktojnë në zyrën e PD me një anketim të problemeve që kanë, me një konsultë të halleve që kanë dhe mundësitë që opozita ti përcjellë në institucionet vendimarrëse” shprehet Kelmendi.“Tashmë duke ditur që secili fokusohet në problemet që ka dega, pavarësisht nga hapësira gjeografike që zë apo shtrirja që ka kjo zonë, të gjitha hallet që ka kjo zonë me strukturat e ngritura brenda degëve pasi analizohen në kryesitë dhe departamentet përkatëse mund të jepen zgjidhje brenda tyre dhe duke marrë kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e partisë dhe strukturat” thekson Metko.Po si është dita e një kryetari të vogël partie, që mbi supe ka qytetarë plot halle dhe anëtare partie që presin zgjidhje.“Deri dje është operuar nga grupseksionet duke pritur anëtarësinë, ndërsa tani disa gjëra kanë ndryshuar. Duke mos pritur që njerëzit të vinë aty, por duke kërkuar brenda elektoratit njerëz me vlera, njerës me peshë, njerëz që gëzojnë një reputacion në komunitet” shprehet Metko.“ Puna e një kryetari të ri, si në rastin tim konkret, ka filluar me verifikimin e të gjithë anëtarësisë, me takimin me të zgjedhurit dhe me një platformë pune që PD do ketë në terren, duke kontaktuar të gjithë strukturat përkatëse, duke bërë ndarjen e degës numër 10 që në grupseksione me 6 nënzonat përkatëse. Do vihen kryetarët e grupseksioneve dhe do fillojë puna për organizimin e PD në këtë degë”tha Kelmendi.Por edhe pse të rinj në angazhime drejtuese, këshillat i kanë edhe për qendrën ku komandon, Lulzim Basha.“Çelësi i suksesit për mendimin tim është forcimi i strukturave të PD me të gjithë organikramën e saj sipas statutit dhe udhëzimit të PD-së qëndrore. Verifikimin e të gjithë problematikave që ka zona, duke përcjellë në administratën qëndrore të PD të gjithë shqetësimet e zones, si dhe duke bërë një opozitë të fortë në lidhje me gjithë vendimarrjen e qeverisë së mazhorancës aktuale” thotë Kelmendi.