NATO akuzon Rusinë: Shkelje flagrante e sovranitetit të Ukrainës

NATO ka akuzuar Rusinë për një "shkelje flagrante" të sovranitetit të Ukrainës, duke deklaruar se ajo po ndihmon drejtpërdrejtë rebelët në operacionet e tyre ushtarake.Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, tha se "pavarësisht nga mohimet e përsëritura të Moskës, tashmë është e qartë se Rusia ka kaluar ilegalisht kufirin e Ukrainës."Ky nuk është një veprim i izoluar, por pjesë e një plani të të rrezikshëm dhe të gjatë të Rusisë për destabilizimin e sovranitetit të Ukrainës.Kjo është një shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.Ai i bëri thirje Rusisë të ndalojë mbështetjen ushtarake ndaj rebelëve dhe të ndërmarrë hapa të menjëhershme dhe të verifikueshme për zgjidhjen e krizës.Rasmussen tha se NATO-ja do të respektojë çdo vendim ukrainas për sigurinë, pas deklaratës se kryeministrit të ukrainës Arseniy Yatsenyuk se vendi i tij po ecën përpara drejt rrugës së anëtarësimit në NATO.Ndërkohë Rusia mohon dërgimin e trupave dhe të armëve në lindje të Ukrainës. Presidenti rus, Vladimir Putin, fajësoi qeverinë e Ukrainës për krizën, duke krahasuar rrethimin e dy qyteteve Donetsk dhe Luhansk me rrethimin e Leningradit nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.Ndërkohë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barac Obama, në një konferencë për shtyp fajësoi Rusinë për gjithçka po ndodh në Ukrainë.Megjithatë, sërish shefi i Shtëpisë së Bardhë përjashtoi opsionin e një përgjigjeje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.Ai tha se Rusia do të paguajë më shumë kosto dhe pasoja për veprimet e saj në Ukrainë. Rreth 2.600 njerëz janë vrarë që nga muaji prill në konflikt.